E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Autoritet të përmirësojnë dialogun me shoqërinë civile

TIRANË- Autoritetet në vend duhet të përmirësojnë dialogun me grupet e shoqërisë civile, grupe këto që u japin zë qytetarëve të margjinalizuar. Kështu ka deklaruar sot ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi gjatë prezantimit të dhjetë kontratave të nënshkruara me organizata të shoqerise civile në vlerë 1.2 milon euro, për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Ambasadori Sequi vuri në dukje përpjekjet e grupeve shqiptare të shoqërisë civile për të nxitur reformat dhe për të kontribuar në plan veprimin për adresimin e 12 prioriteteve të Komisionit Europian. Kontratat e nënshkruara sot me shoqerinë civile mbështesin përfaqësimin e grave nga zonat rurale në politikë, qasjen në drejtësi për fëmijët dhe romët, mundësinë ekonomike për viktimat e dhunës në familje, shërbime për personat me aftesi te kufizuara etj.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›