E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokati i Popullit:Kam ardhur të takoj bashkëqytetarët e mi rom

Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë një takimi me komunitetin rom në zonën e Tiranës së Re, pranë Pallatit me Shigjeta, ndau shtetësimin me banorët atje lidhur me aksionin e fundit të policisë bashkiake për sekuestrimin e mjeteve të punës për mbledhjen e kanaçeve. Kam ardhur të takoj bashkëqytetarët e mi. Jetojnë në kushte vërtetë të vështira, janë kategoria më e përjashtuar, janë jashtë sistemit tonë social. Ne do të bëjmë rekomandime legjislative që të bëhen pjesë e sistemit tonë social, që të kenë mundësi strehimi, arsimimi, punësimi, që të regjisttrohen. Nuk ka qytetarë të dorës së parë dhe të dytë, të gjithë duhet të përfitojnë nga mundësitë ekzistuese- u shpreh ai.

Totozani u shpreh se ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit të kanaçeve, vë në rrezik jetën e këtij komuniteti,duke qenë një ndër të paktat alternativa me të cilën sigurojnë mbijetesën. Ne jemi për zbatimin e ligjit, por mbyllja e menjëhershme e këtij aktiviteti vë në rrezik të drejtën e jetës së tyre. Bashkia e Tiranës duhet të kuptojë sado që kjo është në zbatim të ligjit, shkakton një klauzolë tjetër të madhe, ndaj kërkon një mendim të madh. Këta njerëz janë jashtë sistemit, nuk përfitojnë nga shteti, nuk kanë asnjë akses në të mirat modeste të sistemit social shqiptar -theksoi Totozani.

Lidhur me pretendimet e romëve për ushtrim dhune nga policia bashkiake, ai u shpreh se me tu mbyllur hetimet do bëhen të njohura publikisht rezultatet.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›