Ministria e Bujqësisë, 55 milionë lekë për kanalizimet
në prezantimin e tij përpara komisionit dha një panoramë të përgjithshme të situatës. Sipas Fasllia, investimet e brendshme në sistemin e ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet për këtë vit janë 1, 6 herë më të larta se vitin e kaluar. Duke u ndalur në strukturën e investimeve, Zëvendësministri shpjegoi se shumë investime janë orientuar për mbrojtjen nga përmbytjet dhe për ndërhyrje në hidrovore. Më tej, Fasllia tha se krahas rritjes së investimeve për objekte në terren, është rritur në rreth 55 milionë lekë fondi për studime dhe projektime. Zëvendësministri paraqiti edhe një pasqyrë të detajuar të investimeve për 12 rajonet në vend. Mbledhja vijoi punimet me pyetje dhe diskutime nga ana deputetëve që kryesisht kishin të bënin me projektet e ardhshme të Ministrisë në lidhje me ujitjen, kullimin dhe mbrojtjen nga përmbytjet.
Gjatë diskutimeve u propozua ndryshimi i ligjit për këtë fushë. Fasllia informoi se në Shqipëri janë 400 mijë ha tokë të ujitshme dhe nga këto ujiten vetëm 200 mijë. Kjo lidhet me investimet dhe menaxhimin e sistemit të ujitjes. Zëvendësministri i Bujqësisë informoi se vitin e ardhshëm fillon projekti i Bankës Botërore me 50-60 milion lekë për sistemin e ujitjes. Ai theksoi se ka ardhur koha për modernizimin e sistemit të ujitjes, pasi nuk mund të vazhdohet më me kanale të hapura. Fasllia u shpreh se fondet për sektorin e ujitjes po rriten. Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ra dakord që gjatë muajve në vazhdim të programohet një tjetër seancë dëgjimore me përfaqësuesit e Ministrisë për të njëjtën çështje.