E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokati i mjekut: Jackson vdiq për shkak të veprimeve të tij

Nga Express më 28 shtator 2011 në ora 20:33

Avokati i mjekut të Michael Jacksonit tha se këngëtari vdiq për shkak të veprimeve të tij. Ndaj mjekut të Jacksonit ishin ngritur akuza lidhur vdekjen e papritur të këngëtarit të qershor të vitit 2009.

Doktori Conrad Murray, akuzohet për vrasje të pavullnetshme, ngaqë i ka dhënë Jacksonit ilaçin e fuqishëm propofol dhe se nuk e ka ndjekur më pas veprimin e këtij ilaçi anestezik tek organizmi i pacientit të tij.

Avokati i mjekut, Chernoff tha se Jacksoni e ka marrë vetë propofolin me doza aq të mëdha, saqë i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në fjalën e tij hapëse në gjyq, prokurori David Walgreen e akuzoi doktorin Murray për braktisjen e “Mbretit të Muzikës Pop” pikërisht në kohën kur ai kishte shumë nevojë për të. /voa/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›