Jaupllari: Farmacitë, mungesë profesionalizmi

Në të gjithë vendin, vetëm 5 farmaci janë të licensuar. Të tjerët janë të paligjshëm, mjekë që shërbejnë në farmaci dhe në rastin më të keq veteriner që veshin bluzën e farmacistit.
Ky është shqetësimi i ngritur nga urdhri i farmacistëve për gjendjen në të cilën ndodhen dhe funksionojnë farmacitë. Teksa pacienti është viktima e këtij tregu farmaceutik, mungesa e barnave vazhdon të jetë një shqetësim tjetër po kaq i madh.
Madje, sipas Jaupllarit dhe ato barna që janë, keqmenaxhohen ose vidhen siç ishte rasti i pak ditëve i arrestimit të farmacistes dhe i dy mjekëve.
Presidenti i urdhërit të farmacistëve kërkon nga ministria e shëndetësisë por edhe nga qendra e kontrollit të barnave më tepër transparencë se si bëhet menaxhimi i medikamenteve.
Sipas Jaupllarit kemi keqmenaxhim dhe mungesë profesionalizmi në shërbimin farmaceutik spitalor dhe në farmacitë në të gjithë vendin.