Kanadaja me reputacion më të mirë në botë

Kanadaja është vendi me reputacion më të mirë në botë, tregon një hulumtim i ri amerikan, i cituar nga agjencitë botërore.
Instituti për reputacion nga New Yorku i studion "besimin, vlerësimin, kënaqësinë dhe ndjenjat e mira të shoqërisë" në çdo vend, si dhe vlerësimin e kualitetit të jetesës, sigurinë dhe kujdesin për mjedisin jetësor.
Sipas përgjigjeve të 42.000 personave të anketuar, Suedia është në pozitën e dytë pas Kanadasë, më pas vijojnë Australia, Zvicra dhe Zelanda e Re. Japonia është në pozitën e 12-të, ndërsa Franca në të 18-ën.
Këto vende marrin vlerësime të mira për stabilitetin e sistemeve demokratike, BPV-në për kokë banori, mënyrën aktive të jetesës, sistemin politik të zhvilluar mirë dhe neutralitetin e tyre drejt mbrojtjeve politike ndërkombëtare.
Siguria në vend ka qenë me rëndësi esenciale gjatë vlerësimit të reputacionit.
Pakistani, Irani dhe Iraku i zënë vendet e fundit në listën e 50 vendeve, SHBA-ja është nga mesi, ndërsa Kina është në fund të listës.