Virozat e stinës, mbipopullohen urgjencat në spitale
28/09/2011 Sezoni i vjeshtës rikthen frikën për infeksionet respiratore e bronkopneumonitë.
Simptomat e këshillat. Kategoritë e rrezikuara që duhet të marrin detyrimisht vaksinë n antigrip
Luhatja e theksuar e temperaturave gjatë ditëve të fundit është shoqëruar me shtimin e komplikacioneve shëndetësore të shfaqura jo vetëm tek të vegjlit, por në masë edhe tek më të rriturit. Pjesa dërrmuese e pacientëve të paraqitur në urgjencat mjekësore kanë manifestuar shqetësime të virozave dhe alergjive stinore, ku më problematiket janë shfaqur infeksionet e aparatit të frymëmarrjes, të cilat në shumë raste janë shoqëruar me temperaturë të lartë dhe gjendje kolle. Gjendja më e rënduar është paraqitur tek fëmijët e vegjël, ku pranë urgjencës së pediatrisë paraqiten çdo ditë për ndihmë 100-150 pacientë të vegjël. Megjithatë, kjo shifër paraqitet të jetë edhe më e lartë, duke iu referuar faktit që shumë prej prindërve u drejtohen poliklinikave të lagjeve për të marrë ndihmën e parë (pranë këtyre të fundit raportohen 10 -20 raste në ditë). Njëkohësisht i lartë raportohet të jetë edhe fluksi i urgjencave pranë shërbimit të kardiologjisë, kryesisht nga të moshuarit, si dhe pranë infektivit, ku gjatë ditëve të fundit janë raportuar më shumë se 60 urgjenca në ditë.
Komplikacionet
Mjekët kanë paralajmëruar që të tregohet kujdes maksimal, pasi me nisjen e sezonit të vjeshtës rikthehen edhe virozat e gjendjet gripale. Kalimi nga temperaturat e ngrohta në ato më të ulëta, ka bërë që të shtohen infeksionet e aparatit të frymëmarrjes duke bërë shfaqjen e pneumonive të para. Sipas mjekëve, simptomat karakteristike të këtyre virozëve, si tek të vegjlit po ashtu dhe tek të rriturit, kanë të bëjnë me teshtima, dobësi trupore, temperaturë të lartë, veçanërisht tek fëmijët, bllokim e kullim hundësh, dhimbje fyti, muskujsh, humbje përqendrimi, rrufë, dhimbje koke, mungesë oreksi etj.
Këto kompliacione mund të zgjasin nga katër deri në pesë ditë, më pas vijon rënia e tyre, nëpërmjet zbutjes së simptomave deri në zhdukjen e tyre, me përjashtim të kollës, e cila zgjat më shumë. Në rast se pacienti kalon më shumë se 5 apo gjashtë ditë pa përmirësim, atëherë duhet treguar kujdes i veçantë duke kryer analizat dhe vizitat përkatëse tek mjeku specialist, pasi mund të shkojë drejt një ftohjeje të rëndë, duke filluar nga bronshitet deri tek bronkopneumonitë.
Këshillat
Duhet të merren menjëherë masat mbrojtëse sapo të shfaqen simptomat e para, në mënyrë të tillë që të parandalohet qarkullimi i virusit në ambient, duke shmangur infektimin e personave të tjerë. Krahas vizitave tek mjeku specialist, që duhen bërë menjëherë sapo shfaqen simptomat, mjekët apelojnë për marrjen e vaksinës antigrip, e cila tashmë ka mbërritur në vendin tonë. “Tashmë jemi në fillimin e një situate që do të rëndohet, pasi ardhja e vjeshtës, paralajmëron qarkullimin e virusit të gripit. Për këtë është e nevojshme që të bëhet një vaksinë antigrip, veçanërisht nga kategoritë e riskut, ku prioritet janë personeli shëndetësor, personat mbi 60 vjeç, fëmijët nën 5 vjeç, të sëmurët kronikë, si dhe gratë shtatzëna, me qëllim parandalimin e komplikacioneve që mund të rëndohen më tej. Vaksina duhet bërë tani, pasi jep tani mbrojtjen e duhur për të përballuar më lehtë sëmundjen dhe komplikacionet që kjo e fundit mund të shkaktojë gjatë muajve ë ardhshëm, ku shtohet edhe numri i viruseve në qarkullim. Fatmirësisht, nuk ka filluar ende të qarkulloji gripi. Në rast të mosmarrjes së vaksinës, ky virus në grupet e rrezikuara mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin deri në humbje të jetës. Ndaj duhet treguar kujdes i veçantë që në momentet e para të infektimit”, konfirmohet nga mjeku specialist. Një tjetër këshillë, sipas tij, është edhe heqja dorë nga ideja e gabuar e marrjes së qetësuesve nëpër farmaci, pa u bërë më parë vizita tek mjeku specialist, pasi gjendja e tyre mund të rëndohet më shumë.
Simptomat
Temperaturë e lartë
Dhimbje fyti
Kollë e rrufë
Bllokim e sekrecione hundësh
Debulesë trupore
Dhimbje koke e muskujsh
Humbje oreksi
Kategoritë e rriskuara që duhet të marrin vaksinën antigrip
Vaksina duhet të merret nga gjithë personat mbi 60 vjeç.
Të sëmurët kronikë, që vuajnë nga zemra, diabeti, veshkat etj.
Detyrimisht vaksina duhet të merret dhe nga fëmijët nën 5 vjeç.
Marrja e vaksinës është e domosdoshme për gjithë personelin shëndetësor.
Pjesë e këtij grupi duhet të jenë edhe gratë shtatzëna.
Vaksina e parë bëhet gjatë muajit tetor, ndërsa në janar doza e dytë.