Futbollisti Hamdi Salihi do te luaje me DC United te Uashingtonit

Klubi i futbollit i Uashingtonit DC United njofoi se ka blere futbollistin 28 vjecar nga Shqiperia Hamdi Salihi. Salihi do ti shtohet zyrtarisht formacionit te ekipit te Uashingtonit pas marrjes se vizes pas disa javesh.
Menaxheri i ekipit Dave Kasper shprehu kenaqesi qe u arrit marreveshja per perfshirjen e Salihit ne ekip duke shtuar se Salihi eshte nje nder sulmuesit me perqindje te larte te golave te shenuar. Sulmuesi shqiptar ka shenuar 163 gola ne 289 ndeshje profesioniste. Sipas politikes se klubit DC United kushtet e blerjes nuk jane bere te ditura. Por ai do te kete te garantuar nje kontrate dy vjecare. Hamdi Salihi luante deri tani me ekipin Rapid te Vjenes.
Ne sezonin e fundit me te ai ka shenuar 11 gola ne 15 ndeshje. Hamdi Salihi e filloi karriren me Vllaznine e Shkodres ne vitin 2002. Ai eshte lojtar i ekipit kombetar te Shqiperise me te cilen ka shenuar 9 gola ne 37 ndeshje.