SHBA, përmirësime në tregun e punës, papunësia 8.3%
SHBA - Në raportin e përmuajshëm të qeverisë amerikane të publikuar sot, thuhet se tregu i punës u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke shtuar rreth 243 mijë vende të reja pune.
Niveli i papunësisë u pakësua në 8.3 për qind, shifra më e ulët në thuajse 3 vitet e fundit.
Shifra e publikuar sot i tejkaloi ndjeshëm vlerësimet e mëparshme të ekonomistëve.
Sipas analistëve, raporti sinjalizoi se rimëkëmbja e ekonomisë së ngadalësuar amerikane mund të ndodhë me një ritëm më të shpejtë nga sa mendohej më parë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)