E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ: Të shtunën kufizime të energjisë në disa zona të Tiranës

TIRANE – Kompania CEZ Shpërndarje njofton se ditën e shtunë, datë 04 shkurt, nga ora 09:00-13:00 do të instalojë transformatorin e ri 10 MVAnë nënstacionin Dinamo.

Për këtë arsye, nga ora 09:00 deri më 13:00 do të ketë ndërprerje të energjisë në zonën afër shinave të trenit, rrugën Jordan Misja, një pjesë e rrugës Siri Kodra, Paskuqan, Kodër Institut, lagjet 2,3 dhe 5 në Bathore, zona pranë ish-Josif Pashkos, Babrru, Paskuqan, komuna Zall Herr dhe zona e Kodrës së Kuqe.

Kompania CEZ bën të ditur se instalimi i transformatorit 10 MVA do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e furnizimit me energji për banorët e këtyre zonave.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›