Avokatia, si do te funksionoje
TIRANE - Avokatet tashme do ta kene me te lehte per te ngritur nje zyre avokatie. Procedurat jane thjeshtezuar, nderkohe qe tarifa e pageses per Dhomen e Avokatise do te jete 100 leke, nga 100 mije leke qe ishte ne ligjin e meparshem, duke perfituar ndjeshem me kete ligj te ri. Keshilli i Ministrave mori dje vendimin per te bere disa ndryshime te rendesishme ne lidhje me ligjin per profesionin e avokatit. Keshtu ndryshimet thelbesore te bere ndaj menyres se si nje person mund te ushtroje profesionin e avokatit, duke pasur si qellim edhe thjeshtezimin e procedurave per te ushtruar kete profesion. Keshtu sipas ndryshimeve te bera nje person i cili do te marre edhe licencen e avokatit nuk eshte me i detyruar te paguaje nje milion leke te vjetra prane Dhomes se Avokateve, por ata do te paguajne vetem nje cmim simbolik prek 100 lekesh per ta pasur kete licence. "Aktualisht, per te marre licencen e ushtrimit te profesionit, kandidatet fitues, detyrohen t'i paguajne Dhomes nje tarife prej 100.000 leke, nderkohe qe me ndryshimet aktuale propozohet qe kjo tarife te kete nje vlere simbolike prej 100 lekesh", theksohet ne relacionin e pergatitur nga ministria e Drejtesise ne lidhje me keto ndryshime. Sipas relacionit keto ndryshime behen per te shmangur te gjitha pengesat e karakterit ekonomiko-financiar qe mund te kene kandidatet duke u siguruar atyre te drejten per te ushtuar profesionin e avokatit, pavaresisht gjendjes ekonomike. Nga ana tjeter nje tjeter lehtesi qe siguron ligji eshte edhe ai i lejimit te krijimit te nje zyre avokatie edhe vetem nga nje person i vetem. "Keto propozime synojne te lehtesojne krijimin e zyrave te avokatise, tashme mundesohet themelimi i tyre edhe nga nje avokat i vetem", theksohet ne relacionin e ketij drafti. Sipas ministrise se Drejtesise, ky parashikim i krijon mundesine avokateve te ushtrojne profesionin e tyre, sipas menyres se organizimit me te favorshme per ta, pa iu nenshtruar barrierave te tilla si ajo e gjetjes se nje ortaku. Nje ndryshim tjeter i rendesishem lidhet me te drejten e subjekteve per t'u ankuar ndaj sjelljeve dhe veprimeve te avokateve. Ky ndryshim konsiston ne zgjerimin e rrethit te subjekteve te cilet mund te depozitojne nje ankese ose kerkese kunder avokatit, ne rastet qe ata, gjate ushtrimit te veprimtarise se tyre konstatojne shkelje te dispozitave te mbrojtura me ligj, nga avokatet. Keshtu kjo e drejte tashme i rezervohet me ligj edhe organeve drejtuese te dhomave te avokatise, ministrit te Drejtesise, gjyqtareve dhe prokuroreve apo edhe cdo organi tjeter shteteror te parashikuar me ligj.
Fatjona Mejdini
Fatjona Mejdini