Ndryshime ne Kodin e procedures civile
Nje tjeter nisme ligjore e rendesishme sipas kryeministrit Berisha lidhet edhe me ndryshimet ne Kodin e Procedures Civile. Sipas Berishes, ky projektligj qe lidhet me titujt ekzekutiv, qarteson, kthjellon dhe forcon kete proces qe eshte jashtezakonisht i rendesishem per shtetin ligjor. Kreu i qeverise i ka quajtur keto nisma te nje rendesie te vecante per sistemin e drejtesise. Ne deklaratat e tij te meparshme Berisha ka ftuar edhe Prokurorine e Pergjithshme dhe Keshillin e Larte te Drejtesise qe te ndermarrin nisma te tilla per te permiresuar edhe sistemin e drejtesise, ne te cilin lufta kunder korrupsionit po has veshtiresi.