E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatura e shtetit, gati ligji

Tashme shteti pritet te mos humbe 100 per qind ceshtjet ne ngarkim te tij. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise u miratua edhe projektligji "per Avokaturen e Shtetit". Ne fjalen e tij, Berisha deklaroi se tashme Avokatura e Shtetit merr funksione te reja, duke pesuar nje riorganizim te ri se te gjithe procesit te avokatimit te shtetit.

Kryeministri falenderoi edhe qeverine spanjolle per ndihmesen e dhene ne zbatimin e modelit spanjoll per kete ligj. Sipas tij, ky institucion nuk qendron me sic ka qene e shperndare ne Ministrin e Drejtesise, ne Ministrine e Jashtme dhe Ministrin e Brendshme, por behet nje trup i vecante. Berisha deklaroi se ky ishte nje institucion shume i rendesishem per te mbrojtur interesat e shtetit Shqiptare dhe per kete meritonte nje kujdes te vecante.

Permbarimi dhe sherbim privat

Tashme permbarimi do te jete jo vetem nomenklature e shtetit, por dhe sherbim privat. Kryeministri Berisha, u ndal ne mbledhjen e djeshme edhe ne projekt-ligjin per sherbimin permbarimor gjyqesor privat. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise theksoi se ne teresi permbarimi eshte nje sherbim publik, por duke marre pervojen edhe te shume vendeve te tjera do te instalohet edhe nje komponent privat. "Nje ligj tjeter shume i rendesishem, i nderuar minister i Financave eshte ligji per permbarimin privat. Ne teresi permbarimi eshte sherbim publik, por ne nje seri vendesh kane instaluar dhe nje komponent privat. Dhe ne nuk kemi pse te mos e instalojme nje komponent te tille. Jam i bindur qe po bejme nje hap te mire", deklaroi Berisha ne fjalen e tij, duke e pershendetur kete nisme ligjore.

Kryeministri: Gati ligji per ndihmen juridike

Nje projektligj i rendesishem i miratuar dje ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave ishte edhe ai "Per ndihmen juridike". Ne fjalen e tij, Berisha deklaroi se ky ligj eshte per tu pergezuar sepse vendos standardet evropiane ne aksesin e qytetareve, ne drejtesi.

"Ky ligj eshte nje nisme tjeter shume e rendesishme qe mbush nje vakum te vertete eshte dhe ligji per ndihmen juridike. Ky ligj vendos standardet evropiane ne aksesin e qytetareve, ne drejtesi. Ai eshte i domosdoshem, me interes te madh per qytetarin shqiptar", deklaroi kreu i qeverise gjate prezantimit te kesaj nisme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›