E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatja e Met Bozit: Të hetohen ngjarjet e vitit 1997

 

TIRANE - "Jemi vonë për rihetimin e ngjarjeve të '97". Kështu pohon avokatja kryeqytetas Jalldyz Kastrati, ish-prokurore në Shkodër në vitin e mbrapshtë 1997. Tashmë ajo mbron të akuzuarin si kreu i "Bandës së Cërrikut", Met Bozi, për të cilin pretendon se është i pafajshëm, dhe për më tepër tashmë kanë kaluar 11 vjet nga ngjarja. "Natyrisht për atë fazë tranzicioni që u shfaq në Shqipëri, unë do të thosha që për ngjarjet e '97-tës, jemi vonë për rihetimin e tyre. Kjo për arsye se ka qenë masakër në çdo cep të Shqipërisë. Si në institucion e në njërës, janë humbur shumë jetë njerëzish, në mënyrë të qëllimshme apo të paqëllimshme ata kanë vdekur dhe sot nuk janë më. Kjo periudhë ka lënë dhe plagë sociale mjaftë të rënda. Unë e ngre zërin si qytetare në radhë të parë, por edhe si mbrojtëse e ligjit që këto ngjarje duhet të hapen. Por kur të hapen duhet një teknikë e sofistikuar, sepse rihapja e një ngjarje pas dhjetë vitesh do shumë mund e intuitë juridike", tha Kastrati, e cila duke folur për klientin saj tha se: "Deri më tani me provat e parashtruara do të ngul këmbë në pafajësi. Kjo për arsye se provat janë pozitive për palën tonë. Tashmë sapo ka filluar gjykimi dhe unë nuk mund të shpalos asnjë nga provat e mia sepse dëmtojnë dhe hetimin. Unë ngul këmbë këtu që provat e deritanishme mendoj që janë gjithnjë në favorin dhe se Bozi është i pafajshëm".                                                                               fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›