E Diel, 1 Nëntor 2026

Avramopulos: Çështja e detit të zgjidhet sipas marrëveshjes

Ai raportoi në komisionin e jashtëm të Parlamentit greke, ku ka shprehur shqetësimin për rritjen e prirjeve nacionaliste në Shqipërisë.

"Çështja e marrëveshjes së 2009 për caktimin e kufijve detare duhet të zgjidhet në bazë të të gjitha kritereve që janë rënë dakord, por siç thashë dhe më sipër është shqetësuese forcimi i veprimeve nacionaliste në Shqipëri, që krijojnë fakte antihistorike në kurriz të shtetit tonë ose ushtrimi i presionit ndaj minoritetit grek që është në Shqipëri, kërkojnë që të fshehin gamën e gjerë të bashkëpunimit dhe interesave të përbashkëta të të dyja vendeve. Ne vlerësojmë se këto marrëdhënie ekzistuese edhe pse janë të mira janë ndryshe nga mundësitë reale", ka deklaruar shefi i diplomacisë greke.

Avramopulos, tha gjithashtu se kishte ftuar homologun shqiptar Emond Panariti që të vizitonte Athinë për të diskutuar për këtë çështje. "Për këtë arsye kam ftuar homologun tim të vizitojë së shpejti Athinën dhe sot u caktua ky takim për javën e ardhshme. Faktor i rëndësishëm në këtë përpjekje është prezenca e minoritetit grek në Shqipëri, të drejtat e së cilës duhet të respektohen", është shprehur Avramopulos. Duke vlerësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, kryediplomati grek, ka thënë se këto marrëdhënie do të thellohen me projektin e gazsjellësit TAP, i cili pritet të kalojë nga Greqia, në Shqipëri dhe më pas në Itali. /Start/

                                                                                             2012-09-19 17:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›