E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avrampullos, gazetarit: Je nga Maqedonia? Flit greqisht!

31-07-2013 / Gazeta 55

Ministri grek i Mbrojtjes, Dhimitri Avramopullos me tentim për fyerje u përgjigj në pyetjen e korrespodentit të Agjencisë Informative të Maqedonisë nëse gjatë vizitës në Uashington me kolegun e tij nga Maqedonia e ka hapur çështjen e kontestit për emrin, njofton MIA.
Avramopullos, kabineti i të cilit gjatë tërë ditës tentoi të shmangte takimin, ku do të mundej të pyetet për kontestin për emrin, më në fund u përgjigj me sugjerim se maqedonasit duhet të flasin greqisht. “Prej nga jeni? Maqedonia? E pse atëherë nuk flisni greqisht?”, u përgjigj Avramopullos në pyetjen e korrespodentit të MIA-s.
Ministri grek i Mbrojtjes, i cili deri paradokohe ishte shef i diplomacisë greke, në Pentagon ka pasur takim të shkurtë me sekretarin Hejgël. Në pajtim me informatat nga Sekretariati amerikan për mbrojtje, në takim u bë fjalë për kontestin për emrin.
Avramopullos është në Uashington në një javë para arritjes së kryeministrit grek Andonis Samaras, i cili do të ketë takime me presidentin amerikan Barak Obama, nënpresidentin Xho Bajden dhe sekretarin e shtetit, Xhon Keri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›