Avxhiu: Obama, linjen e Bush per Ballkanin

Drejtuesi i gazetes shqiptare “Iliria” ne SHBA, Ruben Avxhiu ka deklaruar se administrata e re amerikane do te ndjeke te njejten linje me ate te administrates Bush ne marredheniet me Ballkanin.
“Nese ka pasur nje pike ku te dyja palet politike ne Uashington kane rene dakord ka qene ceshtja e Kosoves. Jam i bindur se nuk do te kete asnje ndryshim esencial ndaj mbeshtetjes se pavaresise se Kosoves dhe anetaresimit te Shqiperise ne NATO”, ka pohuar Avxhiu.
Ai ka shtuar se zgjedhja e Rahm Emanuel, mbeshtetes i lobit serb ne SHBA, nuk do te kete asnje ndikim politiken e Amerikes ndaj Ballkanit.