E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakron me thikë kushëririn, pendohet e vetëhelmohet

Është penduar një ditë më pas autori i plagosjes me thikë të kushëririt të tij. Përparim Selami i ka dhënë fund jetës sot duke pirë fotoksinë. Një ditë më parë ai masakroi me thika kushëririn e tij duke e lënë të plagosur 

Vetëhelmohet Përparim Selami, autori i plagosjes së topografit të komunës, në fshatin Kutalli të Beratit. 38 vjeçari Selami u vetëhelmua fill pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, kur masakroi me thika kushëririn e tij Bujar Selamin. Autori i kësaj ngjarjeje të rëndë ka vendosur ti japë fund jetës pasi ka pirë një sasi fotoksine dhe ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për në spital. Autori i ngjarjes së një dite më parë qëlloi disa herë me thika në trup të afërmin e tij 45 vjeçarin Bujar Selamin duke e lënë të plagosur. Ngjarja ndodhi në ambientet e komunës Kutalli, rreth 40 km larg Beratit kur me pas 38 vjeçari Selami u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që pasditja e sotme ka qenë për te vendimi fatal për ti dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.

(O.Zh BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›