Xhixho: Politika e jashtme e SHBA, pa surpriza

Duke folur ne emisionin “Top Story” ne TCH, Xhixho ka theksuar se ceshtja qe shtrohet eshte se sa do te jete e afte Shqiperia te fitoje mbeshtetjen e SHBA.
“Nuk do te kete ndryshim ne politiken ndaj Ballkanit, Kosoves dhe Shqiperise. Ceshtja eshte se sa do te bejne keto vende per te fituar mbeshtetjen e SHBA. Sa do te kryhen reformat”, ka pohuar Xhixho.
Sipas tij, SHBA do te ndjekin interesat e tyre strategjike, te cilat nuk do te ndryshojne edhe me zgjedhjen e Rahm Emanuel, mbeshtetes i lobit serb ne Senatin amerikan, si shefi i ri i kabinetit te Shtepise se Bardhe.
“Rahm Emanuel ka qene njeri i afert me presidentin Clinton dhe sot vjen tek Obama, por kam pershtypjen se lobizmet qe behen nuk kane ndikim ne interesat strategjike te SHBA. Kemi administraten Clinton dhe ate Bush, demokrate dhe republikane, qe nuk kane ndryshuar qendrim ndaj Ballkanit”, ka shtuar Xhixho.