E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Kosova e lidhur ngushte me Uashingtonin

“Politika kosovare e ka krijuar traditen e bashkepunimit me SHBA-ne dhe partneritetin e qendrueshem me qeverite e SHBA-ve, pavaresisht administratave republikane apo demokrate”. Me kete deklarate, Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka dhene nje vleresim per marredheniet e se ardhmes mes Prishtines dhe Uashingtonit.

Ne vijim te fjales se tij, Thaci theksoi se mbeshtetja per Kosoven ka filluar prej SHBA-se qe prej presidentit Bush te vjeter, ka vazhduar fuqishem nga administrata e Klinton, per te vazhduar me mbeshtetjen e plote nga Presidenti Bush per te shpallur ne koordinim te plote shpalljen e pavaresise.

“Zgjedhjet ne SHBA jane nje mesazh per gjithe boten demokratike. Politika e SHBA-se ndaj Kosoves ka qene nje politike e njejte. Gjithe progresi i arritur ne Kosove lidhet me rolin dhe funksionin e administrates amerikane ne Kosove, por ky progres eshte arritur edhe si pasoje e mirekuptimit te plote te institucioneve te Kosoves. Jo rastesisht sot populli kosovar eshte populli me pro-amerikan ne bote”, shtoi Thaci. Ai pohoi gjithashtu se eshte i sigurt per vazhdimin e bashkepunimit te ngushte me presidentin Obama.

“Presidenti Obama do jete ne mbeshtetje te plote te Kosoves dhe ne te ardhmen demoktarike te Kosoves. Kosova ne keto 17-18 vitet e fundit ka ndertuar nje lloj marredhenie speciale me SHBA-ne”, nenvizoi kreu i qeverise se Kosoves. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›