Basha: Obama do te perforcoje marredheniet

Ministri i Jashtem shqiptar, Lulzim Basha ka shprehur bindjen e tij se presidenti i ri i SHBA, Barack Obama do te coje perpara marredheniet e vendosura nga administratat e meparshme amerikane me Shqiperine.
“Mbeshtetja e SHBA eshte vendosur nga administrata Bush, i cili kur erdhi ne Tirane premtoi pavaresine e Kosoves dhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO, premtime te cilat u realizuan. Tani i takon presidentit Obama qe te avancoje dhe kapitalizoje keto arritje dhe marredheniet e vendosura mes Tiranes dhe Uashingtonit”, ka deklaruar Basha.
Ai ka shtuar se ndjenjat e miqesise mes popullit amerikan dhe atij shqiptar do te vazhdojne dhe se Amerika do te ndihmoje vendet e Ballkanit ne drejtim te konsolidimit te lirise dhe demokracise.