Axhenda Kuvendi miratoi me 127 vota pro Kodin e ri Elektoral
Socialistët dhe demokratët hodhën hapin e fundit të përmbylljes me konsensus të reformës zgjedhore, duke u dhënë në seancë plenare ndryshimeve në kod 127 vota pro. Votuan kundër Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. Pavarësisht rezervave pro votoi Vangjel Dule, ndërsa tre abstenime erdhën nga LSI.
Për herë të fundit para gongut të votimit partitë e e vogla folën të parat, duke shfaqur kundërshtimet e tyre.
Kryetari i mazhorancës garantoi aleatët e tij për fitore dhe se nuk kanë për të provuar tek ai kurrë tradhtinë që provojnë aleatët e Edi Ramës.
Në emër të deputetëve socialistë vlerësoi pozitivisht ndryshimet në Kod ish-bashkëkryetari i reformës zgjedhore, Damian Gjiknuri. Ai tha se zgjedhjet me standarde, sidoqoftë nuk garantohen nga ligji, por nga vullneti i opozitës e mazhorancës për të zbatuar me korrektësi ligjin.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha tha se rruga ishte e vështirë, për shkak të parimeve jo demokratike që ndoqi PS, por tashmë administrata e re do të ketë kohën e duhur për të garantuar zbatimin e ligjit tashmë të përsosur sipas rekomandimeve të ODIHR.
Kryeministri rezervoi gjatë fjalës së tij edhe thirrjen e radhës ndaj opozitës që të ruajë këtë klimë konsensusi edhe për heqjen e imunitetit, pse jo dhe para 6 gushtit
I njëjti apel u përsërit dhe nga kryetarja e Kuvendit, teksa nioftoi deputetët për nisjen të premten të procedurës për nismën e heqjes së imunitetit.
Ndonëse Parlamenti miratoi me konsensusin e opozitës kodin zgjedhor, nuk e pati këtë votë rezoluta e KQZ-së për veprimtarinë gjatë vitit 2011, institucion i cili me Kodin e ri Zgjedhor do të ketë kryetarin e tij sipas një formule të re.