E Diel, 1 Nëntor 2026

A ka qenë një lojë dorëheqja e Ylli Zylës nga SHIU?

Share

Ylli Zyla, drejtori i Shërbimit Informativ Ushtarak nuk është larguar nga detyra, pavarësisht se ka dorëzuar dorëheqjen pranë kryeministrit. Gazeta Shekulli shkruan se dorëheqja e tij nuk është pranuar nga kryeministri. Ndërkohë dje në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë, deputetëve iu janë vënë në dispozicion shkresa të firmosura nga Zyla pasi kishte deklaruar largimin nga detyra. A është kjo një lojë? Mbetet për tu parë.

Zyla dorëzoi dorëheqjen pranë kryeministrit, duke thënë se e bënte këtë për të ruajtur moralin e institucionit që përfaqësonte, por edhe të familjes së tij. Mediat publikuan materiale komprometuese, ku shihej qartë se gruaja e Zylës ishte ortake me trafikantë armësh serbë.

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pati deklaruar se SHIU nuk është në varësinë e tij, por të kryeministrit të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›