E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi te marten seance te vecante per betimin e Presidentit Nishani

Të martën në 18:30 minuta Kuvendi do të mblidhet në një seancë të veçantë për të bërë betimin e Presidentit të ri, Bujar Nishani. Një vendim i tillë u bë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. 
Ndërkohë që gjatë ditës së sotme Presidenti i zgjedhur, Bujar Nishani ka marë një mesazh urimi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë nga Presidenti i Republikës Federale të Austrisë Z. Heinz Fischer.
Në mesazhin e urimit thuhet:
"Dëshiroj t'ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Austria dhe Shqipëria janë të lidhura prej kohësh jo vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi intensiv në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale, por edhe nëpërmjet një miqësie tradicionale, ndërkohë që zgjedhja juaj përkon me 100-vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë.
Ju uroj sukses në detyrat e rëndësishme që keni përpara, veçanërisht  përsa i përket integrimit të vendit tuaj në Bashkimin Europian.
Ju garantoj që Austria do të jetë një partner i sigurtë në marrëdhëniet mes të dy vendeve, e po ashtu për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›