E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata tatimore kontrolle per kasat fiskale

Mungesa e përdorimit të pajisjeve fiskale dhe kasave u ka kushtuar mbylljen për gjashtë muaj të aktivitetit katër subjekteve tregtare në kryeqytet. Sipas  drejtorit të shërbimit të tatimpaguesve, Erion Prifti vetëm në muajin korrik nga drejtoria e hetimit tatimor janë gjobitur për të njëjtat shkelje 120 subjekte. 
“Subjektet që janë penalizuar sot janë  penalizuar në mënyrë të vazhdueshme ashtu sikurse e parashikon ligji.
 Këto subjekte janë penalizuar në mënyrë të vazhdueshme për tre herë radhazi në masën 200 mijë 300 mijë  dhe 500 mijë lekë të reja dhe përsëri kanë refuzuar që të përdorin pajisjet fiskale. Në këtë mënyrë administrata  tatimore ka vendosur bllokimin e aktivitetit për një periudhë gjashtë mujor. Ky nuk është një aksion i vetëm, gjatë gjithë këtij muaji ne kemi vendosur vetëm në drejtorinë rajonale të Tiranës 120 penalitete për moslëshim të kuponit fiskal”, bëri me dije ai.
Në fokus të administratës tatimore gjatë këtij sezoni turistik është monitorimi i aktiviteteve të bizneseve në bregdetin shqiptar. 
“Gjithashtu administrata po vazhdon monitorimi  e situatës edhe gjatë sezonit turistik prej ditësh po vëzhgojmë aktivitetin e bizneseve në bregdetin shqiptar nga Velipoja deri në Ksamil. të tilla aktivitete që nuk  janë regjistruar apo nuk kanë përdorur pajisjet fiskale, për subjektet që nuk i deklarojnë punonjësit, për subjektet që nuk i paguajnë kontributet shoqërore, pra që nuk zbatojnë detyrimet ligjore”, vuri në dukje Prifti.
Gjithashtu administrata tatimore do të vijojë takimet me operatorët turistik, këtë radhë në Vlorë, për tu ofruar të gjithë mbështetjen e mundshme në zbatimin e detyrimeve ligjore. Ndërkohë që kërkon mbështetjen e qytetarëve që të marrin kuponin tatimor për çdo shërbim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›