Azbesti substanca kancerogjene

Azbesti përbën një nga substancat kancerogjene më të rrezikshme.Prandaj Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, njëkoheëisht autor i studimit “Amianti – vrasësi i heshtur kancerogjen. Emergjenca Amiant në Shqipëri” e ka cilësuar atë si një nga problematikat e mëdha të shëndetit publik.
Gjatë promovimit të këtij studimi monografik të një grupi autorësh në kuadër të 28 prillit, ditës që i kushtohet viktimave në punë nga amianti, Ministri i Shëndetësisë ka theksuar se puna do të drejtohet drej zhdukjes së azbestit që ndodhet në territorin e vendit tonë si dhe në pengimin e importimit të çdo materiali me azbest.
Puna në rritje për këtë problematikë vjen edhe në vijim të nënshkrimit nga Shqipëria të Deklaratës së Parmës, e vitit 2010, e cila detyron Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Mjedisit që deri në vitin 2015 të hartojnë Programin Kombëtar për Eleminimin e Amiantit dhe sëmundjeve me bazë amiantin.