Azem Shkreli preku shpirtin e fjales
Se Shkreli, shkruante ngadale,me mesoi koha qe banonim bashke. Azemi ne zgjim ka qene i hershem. Cdo mengjes, shkruante me makine shkrimi, mendimet e nates. E bere nje liber, i thashe ne nje mengjes te vonshem timin. "Jo nuk eshte liber, eshte vec nje poezi".
SALI BEQIRAJ*
Azem Shkreli jetonte shpejt, dhe shkruante ngadale. Kam dy njohje me te. E para: si femije, kur sapo kisha nisur t'i lidh shkronjat, ne shkollen e fshatit Boge te Rugoves. Aty mes librave e njoha ne fjale, ne vargje. Nga te gjithe autoret e tjere qe mesonim ne shkolle, tek Azemi preknim gjunjet dhe gjurmet tona. Shikonim veten tone ne ferkime vargjesh me gure, me kroje, me lugje, me male...E dyta; si i rritur ne Prishtine, kur isha student, aty e njoha si njeri, ishte ashtu sic e kisha mbjelle ne kujtesen e shkronjave si nxenes filloreje, i pafajshem, fjale-pak, mendim-shume. Edhe pak per njohjen e dyte; ka qene vjeshte. Viti 1993. E takove ne banesen e tij, ne "Breg te Diellit". Ishte vetem. Kisha pergatitur librin tim te pare me poezi. Ia dorezova. E lexoi kalimthi. Tha, do e lexoj ngadale. E vendosi mbi tavolinen e tij te punes. Nje makine e vjeter shkrimi. Ca gjethe e boca pishash Rugove, rrinin me fletet e shkrimeve te tij te shperndara mbi tavoline. Folem gjate. Si cdo takim i pare me njeriun qe tek ti eshte maje respekti, kalon shpejt. Dhe, sado gjate qe biseduam, mbi kater ore, mbeta manget per shumecka. "Poezia, aq sa don mjeshteri per ta shkruar, po aq mjeshteri don per ta lexuar, do kondicion, durim", me tha duke me percjelle deri poshte, ne fund te shkalleve, ne hyrje te baneses se tij. E lashe doreshkrimin dhe mora presionin e kohes se vleresimit. Nuk dija se kur ta zgjedh diten per ta thirr ne telefon. Ndjeja dic te perzier; frike dhe besim. Cila do jete fjala e tij per librin? Nuk i bera telefon. Kishin kaluar dy jave. E takova te Fakulteti Juridik, ecte shpejt. " Librin e kam kryer", me tha, "eja ne banese, te pres ne mbremje". Nga ora 19°° deri pas mesnate qendruam aty. Kur i sosem fjalet per poezine, benim pauza duke lexuar me ze, here une, e here ai, vargje nga libri i Dritero Agollit "Pelegrin i vonuar", te cilin e kishte marre te nenshkruar nga autori. Pas kesaj mora librin bashke me shenjat e nenvizuara me stilolaps te kuq, i kishte korre fjalet e teperta. "Poezia nuk duron teprime, ajo edhe ashtu i ka miqte e rralle dhe nese behesh i merzitshem, miqte, lexuesit, do te ikin".
Poezia na e la miqesine. Takoheshim here pas here. Ai dilte te pinte kafe tek "Qafa", nje korridor i gjate dhe i erret kafiterish. Ai korridor korrespondonte me gjendje e rende. Koha ishte ngrysur. Ajrit i vinte ere lufte. Aty ishte vendi ku takoheshim. Pak poezia,pak gjeografia e Rugoves, na benin te ndjeheshim te afert. Na benin miq. Ai levizte shpesh Kosove-Gjermani, kishte familjen jashte Kosoves. Gruan e semure ne dialize prej shume vitesh. Kohen dhe koken i kishte te ndare ne dysh. Me tha " une levizi shpesh. Te shumten e kohes nuk jam kendej. Eja e rri ne banesen time. Kur te jem une aty, i ndajme edhe dhomat, nje une,nje ti". Kur do nisesh andej?, - e pyeta une. -Te shtunen, me tha. Per nje vit banuam bashke. Azemi vinte e shkonte. Bente jete dinamike. Me stres. Vetem kur qetesohej reflektonte prush, tregonte se sa e mundonin shkuarje-ardhjet. Sikur kerkonte ilac qetesimi ne bisedat per Rugoven. "A ke qene kah malet"? pyeste. Sa here qe kthehej nga udhetimi i larget, me bente kete pyetje. Fliste me mall, per gure, per kroje, per lisa...Flisnim e flisnim per femijerine; per majten e kohes me hije lisash.
Se Shkreli, shkruante ngadale,me mesoi koha qe banonim bashke. Azemi ne zgjim ka qene i hershem. Cdo mengjes, shkruante me makine shkrimi, mendimet e nates. E bere nje liber, i thashe ne nje mengjes te vonshem timin. Kishte edhe dy dite per te udhetuar jashte. "Jo nuk eshte liber, eshte vec nje poezi", me tha, dhe ma dha ta lexoja. Ishte poezia "Liber i vockel" nga libri i nderprere (botuar pas vdekjes) "Zogj e gure". Kishte kaluar mbi nje muaj, qe cdo mengjes shkruante variantet e nates, te se njejtes poezi. E pyeta, " kaq kohe per nje poezi?".. "C'te bej, po kerkon shume nga une, e une nuk po mund t'ia jap ate qe po kerkon". Prape mengjesin e dites tjeter shkruante me makine shkrimi mu ate poezine qe kerkonte shume prezence. Derisa po prisnin te na nxehej caji, pa e pyetur me tha: "poezia vazhdimisht kerkon prezencen tende, nuk do ajo qe ta lesh vetem dhe do qe t'i besosh, ta ndiesh. Poezia eshte vetem rrefimi i gjendjes emocionale. Eshte e ndodhura brenda teje, ate te ndodhur duhet ta bartesh tek lexuesi, duhet t'ia deshmosh, e pa kete deshmi, nuk ka besim mes lexuesit dhe poezise."
Azem Shkrelin e njoha fizikisht ne kohe te keqe. Kohet e roberise s'i duan njerezit e ndjeshem. Azemi ishte i tille. Me ndjenja te buta. Une mbarova studimet dhe u ktheva ne Peje. Takoheshim me rralle. Ai prape vazhdonte me udhetimet jashte Kosoves. Degjoheshim ne telefon. Telefoni shpesh binte i shurdher. E dija se ishte diku neper Evrope tek po bente udhetime per t'i qetesuar dhimbjet e tij.
Per te fundit here, e takova ne Peje. Ishte mars i vranet. M'u duk disi i lodhur dhe me hir merzie. Qendruam rreth gjysme ore ne nje lokal plot zhurme, afer stacionit te autobuseve. Donte te udhetonte per Prishtine. E shoqerova deri te autobusi. "I ke rralluar ardhjet", me tha. Dhe, kurre nuk shkova me. Dhe,kurre nuk e pashe me!
Ishte muzg i mbremjes se 24 majit te 97-tes. Sapo isha kthyer nga Rugova. Kisha varrosur nje dhembje te madhe, vellain tim, Shabanin, qe kishte nderruar jete ne agim te dites. Ishte dhembja e pare. Me e renda. Dhembjet tjera i kisha kapercyer si mes endrrash djalerie, qe rralle o kurre realizohen. Malesoret e mi, flisnin, te vogel, vesha-veshe. Degjova; ka vdekur Azem Shkreli! Nuk kisha me mish,as asht per dhimbje. Kam rene heret ate nate, Jam zgjuar heret. Isha mpire nga dhimbjet. Kalova kohe te gjata merzie. Dikur,u shumuan motet e vdekjes. Ndihesha me fat, qe kam njohur Njeriun. Sot e pergjithmone kete fat e mekoj. Jetova kohe te Azem Shkrelit.
Vec edhe pak per poezine. Poezia e Azem Shkrelit eshte feste. Eshte clodhje. Lartesia e saj eshte Olimp. Eshte bere biografi guresh e kroje etjesh...! Krejt konkret; Azem Shkreli eshte identitet letrar. Mendim i vecante i shqipes. Azem Shkreli vdiq shpejt. Krejt eshte e shkuar. Koha qe iku, iku. Ai do lexohet ngadale. Do te kujtohet bukur. Do perfytyrohet ne kujtesen e femijeve te lindur pas nesh. Pastaj, do te sherbeje si Dhiate e Vjeter. Pastaj... pastaj mbajme mend; Azem Shkreli preku shpirtin e fjales. Mesoi si hesht e pathena. Si dhemb ajo. Mesoi, mesoi... Ra kendej. Beri maje mendimi. Dhe,u ngjit deri ne qiell...!
*Gazetar dhe publicist ne Peje