E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sero sapiunt*

Nje homazh ne pervjetorin e shkrimtarit te madh shqiptar Martin Camaj, qe nuk u kthye kurre ne vendin e tij te origjines. Studiuesi Behar Gjoka ben nje ekskursion ne vepren e tij duke kerkuar ate fillin lidhes te nivelit te larte, qe ofroi ai ne mungesen fizike per letersine shqipe...

Nga Ben Andoni

Ju se fundi po mbaroni studimin e fundit, qe lidhet me krijimtarine e Martin Camajt. A mendoni se ka akoma hapesire per studiuesit qe te lundrojne ne vepren e tij?
"Libri 'Rikthimi i Martin Camajt', ka ne qender te analizes dhe shqyrtimit krijimtarine e gjere dhe perplot laryshi te Camajt, pra duke perfshire poezine, e gjithepranuara nga leximet dhe studimet letrare, prozen, me shume te shqyrtuar ne pista pertej teksteve, si dhe dramatiken, pothuajse te heshtur. Mendoj, se hapesira e leximit, shqyrtimit dhe interpretimit te vepres letrare te shkrimtarit, ende eshte ne fillesat e veta, dhe duke qene keshtu, gjithnje sipas idese sime te njohjes se teksteve, jemi ne fillim te leximit, pranimit, shqyrtimit te vlerave qe percon kjo dukuri letrare, e mevetesishme dhe unike e letrave shqipe".

A mund te quhet fatlume per ne dhe fatkeqe per te, emigrimi jashte vendit? Sa e ndihmoi kjo gjendje shpirterore, poetin per te krijuar vepren e tij?
"Termat fatlume dhe fatkeqe, ne fakt ne marredhenie me tekstet letrare ne poezi, proze, sinkretiken letrare, por edhe dramen e tij, nuk e shpjegojne fare realitetin letrar. Qendrojne vetem raport me autorin. Fatlume ishte ikja prej Shqiperise, sepse vendi ne ate kohe ishte kthyer ne burg i ideve te marrezise se barazise, prandaj autori e la atdheun ne mungese te lirise se shprehjes, e jo per shkaqe ekonomike ose per deshira djaloshare, sic edhe eshte pohuar nga ndokush. Fatkeqe eshte ne nje kuptim, sepse krijimtaria e tij, nuk ndikoi ne gjallje, por edhe tani ne amshim, eshte pothuajse jashte rrjedhave te ligjerimit letrar, te kuptohemi ka qasje zyrtare dhe jo te tilla per ta lene jashte tyre. Pra, Camaj, e sidomos vepra e tij eshte jashte kohe, jashte hapesire, eshte jashte rrjedhave te mediokritetit letrar te ligjeruar me shumice ne dheun ame. Padyshim, qe ikja e padeshiruar ndikoi pozitivisht ne krijimtarine e tij, sepse ai shkroi letersi larg fanfarave te cmimeve bajate, larg vleresimeve te akademizmit te mykur zyrtar, e mbi te gjitha u lidh me sallone te kultures dhe letersise si Roma, Mynihu, por edhe Beogradin e artit dhe kultures. Vetmia dhe dija jane dy parakushte per te sendertuar letraren vetjake dhe te ndryshme nga ngjyresat e artit te sherbeses se realizmit socialist".

Cfare lloj metodike keni perdorur per te penetruar ne vepren e tij?
"Tekstin e pare per Camajn, posacerisht per novelen 'Pishtaret e Nates', e kam botuar ne vitin 1997 tek gazeta Rilindja e Kosoves. Metodika eshte e ditur, lexim dhe rilexim i vepres letrare te shkrimtarit. Pas kesaj domosdoje te njohjes, ze fill ajo qe ne fund quhet edhe optike personale, e cila ne gjykimin tim ka te beje me analizen e tekstit dhe te formesimit artistik te seciles veper te autorit. Pra, lexim dhe braktisje e leximit te leximeve te pa lexuara, qe e hasim shpesh edhe ne nivelet e akademizmit shqiptar e jo me te lexuesit te zakonshem".

Si e shikoni figuracionin e vepres se tij...?
"Pamedyshje qe shenjat letrare, pra edhe figuracioni i pranishem ne tekstet e shumta letrare te autorit, perbejne edhe nje shkalle veshtiresie te larte, per shkak te abstraksionit te pranishem. Ne nje kuptim krijimtaria e tij i perket rrafsheve te eksperimentit letrar, qe do te thote se kemi tekste krejtesisht te ndryshme nga ajo se cfare kemi lexuar nder shkrimtaret bashkekohore. Per mua, tekstet poetike 'Nema', 'Bualli', 'Palimpsest', teksti i sinkretikes letrare 'Dranja', por edhe 'Karpa', romani fantastik, si dhe dy tekstet dramatike 'Loje Mbasdreke' dhe 'Kandilja Argjandit', e ngjisin Martin Camajn ne majat e ligjerimit letrar modern jo vetem ne letrat shqipe".

Per mendimin tuaj, ku 'calon' krijimtaria e tij ne forme apo ne permbajtje...
"Per te respektuar pyetjen, krijimtaria e Camaj, pra te gjithe tekstet letrare, kane nje te "mete" te madhe, se nuk kane asnje lidhje me mediokritetin letrar te Shqiperise, nuk kane asnje lidhje me letersine e sherbeses se realizmit socialist, por as me ate te antisherbeses, porse aderojne dhe aspirojne te shenoje vlera letrare, me se tepermi universale".

"Te dashun miq e vellazen shqiptare, intelektuale...gezohem pa mase se
keni vendose te vleresoni vepren time:ky vleresim na afron. Bate
burrnine te me shtini ne rreshtin tuej. Ndonese te ndame per nje gjysme
shekulli, une jam i jueji e ju jeni te mijt". Si nje njeri qe jeni aq shume me te ne kete studim, keto fjale te fundit te tij jane fjale deshperimi apo respekti per shqiptaret...
"Gjithcka e shkruar prej Camajt te ve ne mendim, madje edhe ne nje situate tronditese, se si paturpesisht dhe djallezisht vijon te heshtet perballe kesaj vlere artistike, se si tentohet te quhet si shkrimtar i se kaluares nga akademiket tane. Vepra letrare e Martin Camajt, eshte vepra me e munguar ne te gjithe historine e letrave shqipe, madje edhe me shume se ajo e Fishtes dhe Konices, qe u mallkuan pa asnje hezitim nga ideologjia dhe shkrimtaret sherbetor te saj. Eshte e tille per faktin e thjeshte se Fishta dhe Konica, por dhe dhjetera shkrimtare te tjere te ndaluar, mallkuar dhe anatemuar, e kishin krijuar dhe shpallur fytyren e shkrimtarit, dhe me to ngjau nje "vrasje" gjysmake, ndersa me Camajn, mallkimi ishte i plote dhe perfundimtar, sepse u denua me heshtje bizantine, pa u dukur ende ne qiellin e letrave shqipe. Mjerisht kjo situate e mospranimit te ndihmeses se dhene ne lemin e letrave, vijon po kaq e fuqishme edhe ne amshim. Fjalet e mesiperme te "testamentit" te Camajt, jane klithma e mbrame e dhimbjes dhe krenarise qe nuk reshti se kontribuari kulturen dhe letersine shqipe, jane nje klithme qe te perkujton vetiu gjarperinjte e Kutelit, nje burri po kaq te sojshem te letrave shqipe".

Sa e ka ndihmuar formimi i gjithanshem autorin per te krijuar?
"Tekstet e tij letrare, deshmojne se bashke me ikjen, Camaj mori me vete zhguallin e gjuhes, pra dialektin e gegnishtes, por edh jo pak dromca te variantit te arbenishtes, te cilet edhe ne vetmi te plote, edhe ne kundershtim me normat e 1972, i mbajti gjalle, si me thene e mbajti te ndezur kandilin e ligjerimit letrar, gjithnje si gjuhe e autorit dhe e letersise. Ma do mendja se nuk gjendet vend i dyte ne bote qe t'i kerkohet shkrimtarit, pra gjuhes autoriale, gjuhes se letersise qe te zbatoje rregulla fikse, norma te nje kuvendimi gjuhesor dhe jashtegjuhesor, pra duke vrare keshtu subjektiven dhe autorialen. Ne kete kuptim ka qene shpetimtare, per autorin dhe sidomos per ndryshueshmerine (variantet e ndryshme shkrimore) gjuhesore dhe letrare, ikja prej atdheut te ideologjise se monizmit. Nga ana tjeter, me vlere jetike jane edhe udheshtegtimet e shkrimtarit ne Prishtine, Beograd, Rome dhe Mynih, qe i sherbeu si nje dritare e madhe per ta rreshtuar ligjeraten letrare ne rezonim me ngjyresat letrare bashkekohore evropiane".

A ka vend me shume ne letrat shqipe dhe pse nuk eshte i pranishem Camaj ne letersine shkollore...
"Qe te mos ia hame haken edhe kesaj kohes tone, cope e grime, Camaj ka hyre ne programet e shkolles shqiptare ne te gjithe nivelet, edhe eshte permendur ne ndonje pervjetor. Porse, pranimi dhe receptimi i krijimtarise, i vlerave te pranishme, eshte gati ne piken fillimtare, sepse studimet letrare dhe gjuhesore do te duhet te japin pergjigje shkencore sa i perket vlerave te letersise se tij jo thjesht si nje vijim i ligjerimit te gegnishtes, e cila ne fakt gjithnje sipas paragjykimit dhe pasgjykimit e le jashte rrjedhave letrare, por si pjese me vlera te pakontestueshme e ligjerimit letrar ne gjuhen shqipe. Po ashtu, shenjat eksperimentale, ne poezi apo proze, dhe ne shumecka do te duhen kundruar ne optiken e dijes letrare moderne jo ne pranimet e sociologjizmit vulgar te realizmit socialist. Po kaq vlere kane edhe sqarimi i konteksteve kohore dhe hapesinore, pra krijimtaria e Camajt i perkon letersise bashkekohore, dhe sipas mendimit tim dhe shijes time eshte kulmi i ligjerimit modern te saj, si dhe eshte nje ure nderlidhese e letrave shqipe me letersine evropiane".
*Atyre u vine mendte me vonese (latinisht)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›