Azerbajxhani fiton mandatin e përkohshëm në KS

Azerbajxhani ka siguruar një vend në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi Sllovenia e cila ishte rivali i tij për të fituar një mandat të përkohshëm u rrëzua nga gara.
Fitorja e Azerbajxhanit, u konfirmua ditën e djeshme ku gjatë votimit ky shtet mori 155 vota në asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që përbëhet nga 193 antarë.
Azerbajxhani iu bashkua Pakistanit, Marokos, Guatemalës dhe Togos, që kanë fituar nga një mandat të përkohshëm.