E Diel, 1 Nëntor 2026

Azerbajxhani arreston 22 persona të lidhur me Iranin

Ministria për Sigurinë Kombëtare të Azerbajxhanit tha se pas planeve për sulmimin e ambasadave duket se është Garda Revolucionare e Iranit.

Jo më shumë se një muaj më parë forcat e sigurisë thanë se kishin arrestuar disa të dyshuar pasi kishin planifikuar sulme terroriste kundër të huajve në Baku.

Nuk është ende e qartë nëse të arrestuarit (për të cilët u njoftua sot) janë të arrestuar rishtazi apo ky është thjesht konfirmim i arrestimeve të mëparshëm.

Media shtetërore raportoi se të dyshuarit kishin filluar të mblidhnin informacion si dhe të blinin lëndë shpërthyese, armë dhe municion./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-14 15:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›