Azerbajxhani mbështet Shqipërinë për gazsjellësin Trans-Adriatik
Gjatë vizitës në Davos, Kryeministri Berisha pati dje pasdite një takim edhe me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Kryeministri Berisha dhe Presidenti Aliyev diskutuan për nxitjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Duke u ndalur veçanërisht në fushën energjetike, ata diskutuam mbi projektin për ndërtimin e gazsjellësit Trasn-Adriatik që do të kalojë edhe në Shqipëri. President i Azerbajxhanit, vendi kryesor nga i cili do të furnizohet ky gazsjellës, shprehu gatishmërinë për furnizimin e plotë me gaz të këtij gazsjellësi.
30/01/2009