E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha takon këshilltaren speciale të Presidentit Obama Valerie Jarret

Gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit, Kryeministri Berisha mori pjesë dje pasdite në sesionin special me temë “Agjenda e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Në këtë sesion u trajtuan çështje si procesi zgjedhor në SHBA dhe vëmendjen tepër të madhe me të cilin u përcoll ky proces në të gjitha vendet e botës. Gjatë tij, u diskutua mbi lidershipin e ri të SHBA-ve dhe prioritetet e SHBA-ve për vitin 2009.  

Gjatë këtij sesioni, Kryeministri Berisha u takua me këshilltaren speciale të Presidentit Obama Valerie Jarrett.

Kryeministri Berisha e siguroi zonjën Jarrett se qeveria që ai kryeson është shumë e vendosur të punojë ngushtë me Presidentin Obama dhe administratën e tij për të çuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve.

Zonja Jarrett pranoi me kënaqësi ftesën e Kryeministrit Berisha për të vizituar Shqipërinë.

Zonja Jarrett bëri në këtë sesion një prezantim të programit të Presidentit Obama në lidhje me krizën ekonomike dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


30/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›