Ish presidenti Klinton nominon Barak Obamën

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, parashihet që formalisht te nominoje Barak Obamën për mandatin e dytë presidencial, në fjalimin e tij, gjatë mbajtjes së Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike, në Sharlotë të Karolinës Veriore.
Zoti Klinton, gjatë presidencës së të cilit në vitet e 90-të është shënuar rritje ekonomike në Shtetet e Bashkuara, pritet që të lavdëroj Obamën si kandidatin më të mirë për ta kthyer ekonominë amerikane në rritje.
Konventa e demokratëve pritet të kulmojë të enjten kur Barak Obama dhe Xhoe Bajden do t`i pranojnë nominimet e tyre për president dhe zëvendëspresident.
Rival republikan i Obamës, në zgjedhjet presidenciale të 6 nëntorit, është Mit Romni, i cili javën e kaluar e ka pranuar nominimin e Partisë Republikane.