Vojvodina kërkon më shumë autonomi

Këshilli politik i Komitetit Krahinor, të Partisë Liberale Demokratike, tha të mërkurën se pozita kushtetuese e Vojvodinës, është një nga prioritetet e jetës politike në këtë provincë dhe se kjo parti do të angazhohet për krijimin e "një lëvizje të gjerë qytetare për Vojvodinën".
"Forcimi i ekstremit të djathtë si dhe forcave shoviniste në krahinë, kërkon organizim të një force rezistuese ndaj ngjarjeve të tilla në të gjithë Vojvodinë,", thuhet në një njoftim të Partisë Liberale Demokratike, transmeton agjencia serbe e lajmeve, Beta.
Kjo parti njëherit ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë, sipas të cilit kësaj krahine i janë marr disa nga detyrat dhe përgjegjësit e sajë ka shkaktuar revoltë te qytetarët e Vojvodinës.
Ndërrimi i situatës, sipas Partisë Liberale Demokratike, është i mundshëm vetëm me ndryshime përmbajtjesore të Kushtetutës, për çka kërkohet organizim politik e veprim qytetar.