Kushtet e punës, 200 punëtorë në landfillin e Sharrës në protestë: Po na shfrytëzojnë
TIRANE- Rreth 200 punëtorë që punonin në landfillin e Sharrës në Tiranë kanë protestuar për kushtet e punës në këtë landfill duke bllokuar depozitimin e mbeturinave paraditen e sotme.
Ata akuzojnë firmën se i shfrytëzon dhe nuk i paguan për punën që bëjnë, duke u ulur gradualisht cmimin e plastikës dhe hekurishteve që atat mbledhin në këtë landfill krahasuar me 2 vite më parë.
Protestuesit kërkojnë që të sigurojnë bukën e gojës dhe jo të përfitojnë për të jetuar në luks. Ata i bëjnë thirrje firmës që kanë punuar prej disa vitesh të dilogojë me ta, për të gjetur një zgjidhje, ndryshe ata do të shkatërrojnë rrethimin e landfillit dhe do të punojnë pasi sipas tyre, shteti po i detyron të vjedhin për të ushqyer fëmijët.
(Mariglen Mërtiri/News24/BalkanWeb)