Zjarri në Pukë, kërkohet ndërhyrja nga ajri. Në Mat, rrezikohet ura e Vashës
PUKE- Zgjerohet ndjeshëm vatra e zjarrit në pyjet e Krrabit në Pukë, si pasojë e erërave të forta Zjarri i shfaqur që prej së premtes ka marrë përmasa të mëdha duke djegur sipërfaqe të tëra me pyje, madje raportohet se ai rrezikon edhe dy ujësjellësat në Pukë dhe Fushë Arrëz.
Për shuarjen e zjarrit krahas një grupi zjarrëfikës të Pukës, janë angazhuar edhe 50 forca të ushtrisë të ardhura nga Vau i Dejës, si dhe shërbimi pyjor. Kjo vatër e aktivizuar që të premten ka dalë jashtë kontrollit duke shkrumbuar tërësisht një pjesë të madhe të pyjeve të Krrabit, ndërsa apelohet për ndërhyrje nga ajri pasi po merr përmasa të frikshme.
Drejtori i Shërbimit Pyjor, Hilë Curri apelon që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri që të minimizohen dëmet, e të frenohet përhapja e flakëve. Sipas tij deri më tani zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh.
Ndërkohë, ditën e sotme një vatër tjetër zjarri është shfaqur në pyjet e Munellës, një situatë kjo e përsëritur brenda pak kohësh.
ZJARR NË MAT, RREZIKOHET TË DIGJET URA E VASHËS
Ora 15:40- Një tjetër zjarr masiv ka rënë sot në afërsi të Urës së Vishës, në Mat, duke rrezikuar shembjen e kësaj ure që është edhe monument kulture.
Mësohet se zjarri ka përfshirë urën dhe drurët rreth urës, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve bëhet e vështirë për shkak të terrenit të vështirë. Nëse nuk ndërhyet ura monument culture rrezikon të shembet.
Deri më tani raportohet se është djegur një sipërfaqe prej 5 hektarësh, ndërsa rrezikohen edhe disa stane.
(m.a/d.b/BalkanWeb)