E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrohen 490 rrënjë me kanabis në Mat e Korçë, 2 në pranga

MAT- Zbulohen disa parcela të mbjella me rrënjë Kanabis Sativa në malin e Balgjajt në Mat. Polica e Matit pas zbulimit të këtyre zonave ka bërë të mundur sekuestrimin e rreth 100 rrënjë Kanabis Sativa.

Zbulimi i tyre u bë pas një iformacioni të marrë në rrugë operative, ndërkohë që ende nuk dihet në pronësi të kujt janë parcelat.

Ndërkaq ditën e sotme më herët policia e Korcës, ka sekuestruar 390 rrënjë kanabis në zonën e Leskovikut si dhe ka vënë në pranga shtetasit Seli Bajo dhe Oliger Shehu 2 të arrestuarit ishin prej kohësh nën mbikëqyrje dhe kishin mbjellë 3 parcela me kanabis.

Mësohet se gjatë operacionit të sotëm për arrestimin e poseduesve të bimëve narkotike, njëri prej autorëve ka bërë rezistencë duke qëlluar me automatik në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar pasi policia ka neutralizuar autorët.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›