E Shtunë, 31 Tetor 2026

Azili ne Shqiperi, rregullat per te fituar qendrimin

TIRANE - Rregulla te reja per te gjithe ata persona, shtetas te huaj qe per arsye te ndryshme, kerkojne azil ne Shqiperi. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise u miratuan ndryshime te rrenjesishme ne ligjin per "Azilin ne Shqiperi", ku parashikohen rregulla e procedura te reja per personat qe kerkojne mbrojtje nderkombetare ne territorin shqiptar. Per te marre azil, refugjatet duhet te drejtohen ne Drejtorine per Shtetesine dhe Refugjatet, si i vetmi autoritet qe merr vendim per dhenien apo heqjen e azilit. Per te arritur tek mbrojtja ne territorin, shqiptar, azilkerkuesi eshte i detyruar qe te jape informacion pse kerkon azil, te depozitoje tere dokumentet qe disponon. Nga depozitimi i kerkeses, azilkerkuesi brenda 20 diteve degjohet nga Drejtoria per Shtetesine e Refugjatet. "Azilkerkuesi shpjegon faktet, ku mbeshteten arsyet dhe motivet per persekutimin e tij apo per shkeljen e te drejtave te njeriut, dhe ofron te dhenat e nevojshme, ku perfshihen informacioni per vendin e rezidences, per itinerarin, ndalesat ne vendet e tjera dhe kerkesat e mundshme per azil ne vende te tjera, si dhe te dhena te tjera, te nevojshme per sqarimin e rrethanave te ceshtjes", thuhet ne projektligj. Vetem pas ketyre procedurave ai perfiton apo jo azilin. Mbrojtja nuk u jepet vetem atyre personave qe kane kryer krim kunder paqes, krim lufte apo kunder njerezimit, perbejne rrezik per rendin publik dhe sigurine kombetare per shkak te kryerjes se nje krimi te rende jopolitik jashte territorit te Republikes se Shqiperise, si dhe per ata qe jane fajtore per veprime, qe bien ndesh me qellimet dhe parimet e Kombeve te Bashkuara. Nje kapitull i posacem i eshte lene dhe mbrojtjes se perkohshme qe mund ti jepet refugjateve si pasoje e situatave te fluksit masiv. "Te huajt, qe gezojne mbrojtje te perkohshme, si pasoje e situatave te fluksit masiv, pranohen perkohesisht ne Republiken e Shqiperise", theksohet ne ndryshimet ligjore. Per pasoje, te drejtat e te huajve qe do te perfitojne mbrojtje te perkohshme, vecanerisht te drejten per pune dhe lirine e levizjes, mund te kufizohen per arsye objektive nga Drejtoria per Shtetesine dhe Refugjatet, gjate tri viteve te para te qendrimit ne territorin e Republikes se Shqiperise. Ne projekt thuhet se ne rastet e nje fluksi masiv te personave te huaj, qe kerkojne mbrojtje nderkombetare ne territorin shqiptar, procedurat per shqyrtim individual te kerkesave per azil, mund te pezullohen, duke u dhene te gjithe personave te nje grupi, mbrojtje te perkohshme. Kjo mbrojtje jepet nga Drejtoria per Shtetesine dhe Refugjatet, per nje afat te percaktuar ne vendimin, qe del per kete qellim.

Liberalizim vizash dhe kthim refugjatesh nga Norvegjia e Islanda

Qeveria shqiptare propozoi dje nje projekt per liberalizim te vizave me Mbreterine e Norvegjise. Ne nje projektligj te posacem, ekzekutivi vendosi "Ratifikimin e marreveshjes, ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Mbreterise se Norvegjise, per lehtesimin e leshimit te vizave". Marreveshje kjo e cila do te lehtesonte udhetimin e shtetasve mes paleve. I njejti propozim eshte miratuar dhe per Islanden. Njeheresh po me Norvegjine dhe Islanden eshte miratuar marreveshja per kthimin e personave te cilet jane pa dokumente, e cilesuar ndryshe dhe marreveshja e ripranimit, per personat e paautorizuar ne keto dy vende.

Rozeta Rapushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›