E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, bilanc vizites ne Berlin

TIRANE - Gjermania do te ndihmoje Shqiperine me nje fond prej 120 milione euro per nje sere projektesh. Keshtu informoi dje qeverine, kryeministri Sali Berisha i sapo kthyer nga nje vizite zyrtare ne Gjermani. Takimi sipas kreut te qeverise ne Gjermani, u fokusua ne marredheniet bilaterale, integrimi i Shqiperise ne NATO dhe BE, zhvillimet rajonale dhe me gjere. "Shpreh edhe nje here, mirenjohjen me te thelle per ndihmen e jashtezakonshme qe Gjermania i ka dhene Shqiperise dhe popullit shqiptar, ne keto 20 vjet, qe arrin ne 700 milion euro", vleresoi kreu i qeverise. Sipas tij, kjo ndihme per vendin tone ka prekur per mire jeten e te gjithe shqiptareve. Kjo sepse ndihma eshte perqendruar ne projekte te suksesshme ne fushat me jetike si ujesjelles, kanalizime, rrjetin elektrik, mbrojtjen e mjedisit, ne arsim, bujqesi, kulture, ne rendin publik, ushtri dhe cdo fushe te zhvillimit te vendit. Kryeministri Berisha theksoi se ndihma gjermane eshte ne rritje, qe prek te gjitha fushat e zhvillimit, me projekte qe shtrihen nga veriu ne jug te vendit. "Kancelarja Merkel me siguroi se ndihma gjermane per Shqiperine do te rritet dhe kam kenaqesi t'ju informoj se ne kete kuader, jane miratuar dhe jane ne finalizim e siper rreth 120 milion euro te tjere per projekte shume te medha", theksoi kreu i qeverise. Sipas kryeministrit keto para do te shkojne ne projekte si "unaza" e rrjetit elektrik te jugut, linja elektrike qe lidh Tiranen me Prishtinen, ne financim e siper eshte linja Tirane-Podgorice, ujesjelles dhe kanalizime ne nje seri qytetesh te vendit si Shkoder, Sarande, Korce, Pogradec dhe qytetet te tjera, projekte per mbrojtjen e mjedisit, ne fushen e arsimit. Kryeministri informoi gjithashtu se gjate takimit me Merkel u permend dhe fakti se mes dy vendeve tona marredheniet jane te shkelqyera dhe se qeveria shqiptare mbetet e angazhuar qe keto marredhenie te konsolidohen e zhvillohen me tej.

"Kjo eshte nje arritje shume e madhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Marredheniet e shkelqyera me nje mik te madh dhe nje komb te fuqishem, nje vend i cili ka pasur gjithnje nje vemendje te vecante ndaj Shqiperise dhe shqiptareve, per ne jane nje detyrim dhe mbetemi shume te angazhuar qe keto marredhenie t'i konsolidojme e zhvillojme me tej ne frymen me miqesore," tha Berisha. Kryeministri Berisha e ka njohur Kancelaren Merkel me te gjitha reformat e ndermarra ne Shqiperi, per te cilat, theksoi ai, Kancelarja shprehu vleresimin me te larte.

Imunitetet, vleresim i Merkel

Kancelarta Gjermane, Angela Merkel vlereson iniciativen e Kuvendit per kufizimin e imunitetit e deputeteve. Kryeministri Sali Berisha beri te ditur se gjate takimit qe zhvilloi ne Gjermani, ne takimin me Merkel e informoi mbi faktin se parlamenti eshte ne bisedime ne bashkepunim me opoziten per te kufizuar imunitetin sipas modelit te tyre. "Ne fakt kufizimi i imunitetit eshte nje model qe ekziston kudo. Disa veprime ndaj deputetit, ne asnje vend nuk kryhen pa lejen e parlamentit, por hapja e rruges se hetimit eshte praktika me e avancuar" tha Berisha, duke shtuar se Kancelarja Merkel e vleresoi si nje hap me te cilen vendi yne shemb nje mur dhe imunitetet jane nje mur.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›