Drejtesia ne Shqiperi, e fshehta e fundit
Nje krater me balte shenohet prane aeroportit te Tiranes, kur nje magazine per predhat e artilerise shpertheu marsin e kaluar. Shperthimi shkaktoi vdekjen e 26 njerezve, perfshi edhe disa femije, dhe plagosjen e me shume se 250 te tjereve.
Duzina shtepish ne fshatrat prane ishin shkaterruar, pervec atyre qe duhen riparuar. Sali Berisha, kryeministri i Shqiperise, u pergjigj duke larguar nga posti Fatmir Mediun, ministrin e Mbrojtjes. "Kjo", thote Fiqiri Ismaili, kryetari i bashkise, "ishte katastrofa me e tmerrshme prej fundit te komunizmit".
Shtepite e shkaterruara kane filluar te rindertohen me shpenzimet e qeverise.
Gjetja e atyre qe kane shkaktuar shperthimin, dhe nxjerrja e fajtoreve perpara drejtesise, eshte nje prove per kredibilitetin e Shqiperise si vend i ardhshem anetar i NATO-s. Kjo gjithashtu do te ndihmonte z. Berisha, te arrinte objektivin e tij per ta bere Shqiperine kandidat formal per t'u futur ne Bashkimin Evropian.
Kjo eshte arsyeja se perse kritikat me te ashpra te BE-se ndaj Shqiperise, jane drejtuar te sistemi i drejtesise se vendit. Gjithkush dhe shume shpesh, prokurore dhe gjykates jane korruptuar ose detyruar nga politikanet.
Pjesa me e madhe e viktimave ishin punonjes te Albademil, nje kontraktor lokal qe punonte per nje firme amerikane, qe i shiste municione ushtrise se re afgane. Kur depoja e municionit shpertheu, disa punetore ishin duke ripaketuar fisheke 40 vjecare te prodhimit kinez, per te fshehur origjinen e tyre (kontraktoret amerikane e kane te ndaluar qe te tregtojne pajisjet kineze). Te tjeret mesa duket ishin duke larguar pluhur baruti dhe detonatoret nga predhat ne menyre qe veshja e jashtme e predhave, te mund te shitej per skrap.
Ina Rama, kryeprokurore e Shqiperise, e cila drejton hetimet, thote se kater shqiptare shume shpejt mund te perballen me drejtesine. Ajo thote se "nuk ishte marre asnje mase sigurie". Departamenti i Drejtesise se SHBA nga ana e tij ka nisur nje hetim dhe eshte duke ofruar nje ndihme te vlefshme". Megjithate, shume shqiptare druhen se kjo do te pengohet. Ne mesin e shtatorit, Kosta Trebicka, nje biznesmen i cili ishte shnderruar ne deshmitarin kryesor te ceshtjes, u vra kur fuoristrada e tij u rrokullis ne nje rruge te larget malore. Politikanet e opozites deklaruan se vdekja e z. Trebicka, i cili ishte nje deshmitar per prokurorine, nuk ishte aksidentale.
Z. Berisha shpreson se anetaresimi ne NATO do ta ndihmoje ate per te ndryshuar reputacionin e Shqiperise per korrupsionin dhe shkeljen e ligjeve. Ai ka pasur tashme disa suksese. Ekonomia eshte rritur me rreth 6 per qind ne vit, bujqesia eshte duke u ringjallur dhe investimet e huaja kane filluar qe te derdhen ne vend. Nje kompani kanadeze eshte duke rinovuar puset e naftes te braktisura, nje grup turk eshte duke ngritur nje rrjet te ri te telefonise celulare. Nje autostrade e re drejt Kosoves mendohet te perfundoje veren e ardhshme, duke rritur tregtine rajonale dhe duke inkurajuar turistet.
Pervec kesaj Shqiperia ka marre fjale te mira ne dy raporte me influence: "Doing Business" te Bankes Boterore dhe indeksin e "Transparency International" mbi korrupsionin. Nese drejtesia do te beje punen e saj mbi shperthimin e municioneve, notat e vitit te ardhshem duhet te jene akoma edhe me te mira.
Publikuar dje, ne "The Economist"