E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti, tarifa 20% me pak

TIRANE - Te gjitha programet per studimet e larta te ciklit te pare dhe te dyte per vitin 2008-2009, do te kushtojne me pak. Qeveria vendosi dje te ule ne masen 20%, tarifat per te gjitha programet e arsimit te larte. Kete vendim kryeministri Sali Berisha e cilesoi si nje nisme me shume, qe qeveria e tij ndermerr per te mbeshtetur arsimin. "Qeveria do te vazhdoje te beje te gjitha perpjekjet per te mbeshtetur arsimin, i cili eshte nje nga prioritetet me madhore te qeverisjes", u shpreh kryeministri ne nje kohe kur opozita akuzon perdite se qeveria ka deshtuar ne reformen per arsimin. Po dje, Keshilli i Ministrave miratoi nje sere vendimesh per hapjen e programeve te studimeve master, i nivelit te pare dhe i nivelit te dyte per vitin akademik 2008-2009. Hapja e programeve te tilla studimi, u be ne disa universitete publike te vendit si ne Universitetin Bujqesor "Eqerem Cabej" ne Kamez, "Luigj Gurakuqi" ne Shkoder, "Fan Noli" ne Korce, "Ismail Qemali" ne Vlore, si dhe ne Universitetin Shteteror te Tiranes. Pak kohe me pare, qeveria miratoi nje vendim per nje shtese prej rreth 900 vendesh te reja pune ne universitetet publike per te diplomuarit me graden doktorature dhe master ne universitete perendimore. Ky vendim u mor ne kuader te nismes se qeverise, per thithjen e trurit (Brain Gain), ne bashkepunim me Programin e Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara. Ne kuader te ndryshimeve ne arsim, disa dite me pare ne Kuvend mberriti dhe projektligji per disa ndryshime ne sistemin arsimor baze qe do te ndryshoje duke u bere 9 vjet nga tete qe eshte aktualisht dhe ai i mesem i pergjithshem do te ulet ne 3, nga kater vite. Ndryshimet parashikojne qe sistemi arsimor baze do te jete nente vjecar dhe nje ndryshim i tille perputhet me zhvillimet e deritanishme ne sistemin tone arsimor. "Zgjatja e arsimit baze, apo sic thuhet ndryshe tete vjecare, ne nente vite dhe shkurtimi i arsimit te mese, nga kater ne tre vjet, sjell si nevoje edhe rishikimin e struktures dhe kohezgjatjes se arsimit te mesem, teknik e profesional", thuhet ne projektligj. Ndryshime ne baze te projektit, peson dhe arsimi profesional. Kohezgjatja e arsimit profesional do te jete 2 vjet dhe 2+1 vjet, pas arsimit baze. Ndersa kohezgjatja e arsimit teknik do te jete kater vjet pas mbarimit te arsimit baze ose nje vit pas mbarimit te tre viteve te arsimit profesional. "Struktura e re e arsimit te mesem, teknik e profesional, do te jete me fleksibel dhe do te krijoje mundesi per permbushjen me mire te interesave te nxenesve", thuhet ne projekt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›