E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret vetem zbatues te ligjit

Tirane - "Gjyqtaret duhet qe te zbatojne me korrektesi ligjet dhe jo te marrin pjese ne hartimin e ligjeve. Keta te fundit duhet te perzgjidhen sipas aftesive profesionale". Kjo ka qene deklarata e bere dje nga kryetari i Gjykates Kushtetuese te Bullgarise, Rumen Jankov ne takimin e djeshem me Ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj. Ne kete takim moren pjese Ambasadori i Bullgarise ne Shqiperi Sh.T.Z. Theodor Roussinov dhe gjyqtari i Gjykates Kushtetuese te Bullgarise Blagovest Punen, ndersa qellimi ishte shkembimin e pervojave dhe njohjeve te ceshtjeve te ndryshme qe kane interes te perbashket per te dyja vendet. Tema kyc ne te cilen u perqendruan Alibeaj dhe Jankov ishte pavaresia e gjyqesorit dhe korrupsioni brenda sistemit gjyqesor. Ne fjalen e tij ministri Alibeaj ka bere me dije se pavaresia e pushtetit gjyqesor ne vendin tone eshte nje ceshtje delikate edhe per faktin e tradites se mospasjes te nje sistemi qofte edhe formalisht te pavarur. "Vetem qe prej rreth 20 vjetesh kemi te shkruar ne tekstin e Kushtetutes ndarjen e pushteteve. Pikerisht kjo fjale, pavaresia e pushtetit gjyqesor nuk duhet te mbetet vetem nje fjale e bukur ne nje tekst Kushtetute, por do te duhet qe vete sistemi gjyqesor apo sisteme te tjera te brendshme te luftojne per rritje te pergjegjshmerise ndaj ligjit", theksoi dje Alibeaj. Nga ana e tij, kryetari i Gjykates Kushtetuese te bullgarise Rumen Jankov, theksoi se pavaresia e pushtetit gjyqesor eshte nje element i rendesishem ne nje shtet demokratik. Sipas tij pushteti ekzekutiv dhe vete presidenti i Republikes nuk duhet te nderhyjne ne pushtetin gjyqesor, por duhet te luftojne per pavaresine e gjyqesorit. "Luften qe duhet te behet kunder korrupsionit brenda sistemit gjyqesor dhe jashte tij. Per kete lind nevoja e perzgjedhjes se gjyqtareve, ne baze te vlerave sa me te larta profesionale dhe morale", theksoi Janakov. Nje nga ceshtjet per te cilat zoti Jankov vuri theksin ne menyre te vecante eshte fakti se gjyqtaret nuk duhet te marrin pjese ne hartimin e ligjeve por t'i zbatojne me korrektese ato. Vetem disa dite me pare gjyqtaret e gjykatave ne vendin tone kane kundershtuar projektligjin per administraten gjyqesore pasi sipas tyre ai cenonte pavaresine e pushtetit gjyqesor. Duke hedhur dhe argumentet e tyre shoqatat e gjyqtareve jane drejtuar deri ne komisionin e ligjeve per mos miratimin e ndryshimeve te tyre, pasi cenohej pavaresia e tyre. madje keta te fundit iu drejtuan edhe Gjykates Kushtetuese, e cila pas shqyrtimit te kerkesen vendosi te rrezoje ate. R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›