Azilkërkuesit, Marku: Vërtetimi, i siguruar ilegalisht
Në Belgjikë vetëm në muajin tetor 420 shqiptar kanë kërkuar azil nën justifikimin e rrezikut të jetës ne vendin e origjinës nga gjakmarrja. Por vetëm 3 familje janë zyrtarisht nën mbojtje dhe kanë bazën e plotë ligjore për të përfituar një status të tillë. Gjin Marku, Komiteti i Pajtimit të Gjakut thotë se të gjitha kërkesat e tjera janë abuzim dhe vërtetëtimi është siguruar me mënyra korruptive.
Ky fenomen rrezikon të shndërrohet në një biznes të rrezikshëm pasi të gjithë azilkërkuesit në mungesë të justifikimit politik do të synojnë të përdorin gjakmarrjen.
Marku thotë se edhe policia e migracionit ka qënë deri diku përgjegjëse per situaten e krijuar sepse ka sjellë me vonesë të dhënat për secilin rast. Alarmi ka ardhur nga Belgjika vetëm një ditë më parë ku qindra shqiptar nën petkun e gjakmarrjes kanë kërkuar azil politik ne kete shtet.