Serbët me kushte për barrikadat

Pas përfundimit të takimit të përfaqësuesve të serbëve të Vriut në Kuvendin e tyre në Zubin Potok, është vendosur të mos hiqen barrikadat.Krahas kësaj ata kanë dalë në përfundimin se duhet të ndalojnë përdorimin e dhunës si dhe vendosjen e negociatave nën drejtimin e OKB-së dhe vazhdimin e dialogut me KFOR-in.
Ata kanë pohuar gjithashtu se nuk do të lejojnë vendosjen e doganierëve dhe policëve shqiptarë në kufi.
Pas takimit ndërmjet tyre, përfaqsuesit serbë janë takuar me përfaqësues të KFOR-it. Në takim nuk ka qenë I pranishëm Komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës i cili raporohet se po qëndron në pikën kufitare 31 ku dhe është takuar me serbët lokalë që po qëndrojnë në barrikada.
Ndërkohë sipas mediave kosovare zv.kryeministri Hajredin Kuçi në lidhje me paralajmërimin e serbëve se do të lirohen rrugët vetëm për KFOR-in dhe jo për të tjërët ai ka thënë I vendosur se rruga do të lirohet për të gjithë.