Azilkërkuesit, autoritetet belge flasin për ulje të kërkesave

Brukseli kërkon nga vendet e rajonit, mes tyre dhe nga Shqipëria, frenimin e azilantëve me dokumente false
Aplikimet e shqiptarëve që kërkojnë azil në Belgjikë arrijnë në 15 persona në ditë. Ndonëse ky numër është ulur krahasuar me dy javë më parë, sërish shqetësimi i zyrtarëve evropianë është i madh. Fredi Rozmont, drejtor i përgjithshëm i Zyrës së të Huajve në Belgjikë, pas alarmit të ngritur pak kohë më parë gjatë vizitës së tij në Tiranë, thotë se kërkesat kanë rënë me një të tretën.
Në një intervistë për mediat shqiptare në Bruksel, ai shprehet se Belgjika po përballet me një fluks të lartë azilkërkuesish nga Shqipëria. Ndërkohë zëdhënësi i komisioneres evropiane Sesilia Malstrom, ka kërkuar masa urgjente për frenimin e azilantëve me dokumenta false, si pasojë edhe e presionit të madh që ka Komisioni Evropian nga vendet e BE-së.