Konferenca, Agolli personalitet i shquar i letërsisë shqiptare
GJIROKASTËR- Jeta dhe vepra letrare e shkrimtarit Dritëro Agolli, ka qenë në qendër të një Konference Shkencore të zhvilluar në Universitetin “Eqerem Çabej”, të Gjirokastrës.
Konferenca e titulluar, “Dritëro Agolli, personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës shqiptare” u organizua si një bashkëpunim i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Departamentit të Letërsisë në këtë Universitet dhe Departamentit të Gjuhës Shqipe.
Studiues të gjuhës dhe letërsisë shqipe, pedagogë dhe studente jo vetëm nga Universiteti i Gjirokastrës por edhe nga Universitete të tjera të vendit si dhe institucioneve akademike jashtë kufijve kanë referuar kumtesat e tyre në lidhje me kontibutin e Dritëro Agollit në letërsinë shqipe dhe më gjerë.
Sipas rektorit të Universitetit “Eqrem Çabej”, Gëzim Sala, realizimi i kësaj konference ka një domethënie të veçantë pasi ajo organizohet jo vetëm ne 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli por përkon edhe me 40-vjetorin e çeljes së Universitetit të Gjirokastrës.
(e.m/BalkanWeb)