Lushnje, vetëhelmohet një çift bashkëshortësh

Një çift bashkëshortësh janë vetëhelmuar pasditen e sotme me fostoksinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Këmishtaj të rrethit të Lushnjes ku 43-vjeçarja Majlinda Mehmeti ka gjetur vdekjen pasi ka konsumuar fostoksinë ndërsa bashkëshorti i saj Pandeli Maka ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Mësohet se ka qënë 43-vjeçarja e cila ka konsumuar e para helmin dhe më pas edhe bashkëshorti i saj.
Të helmuarit janë dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjes dhe pas ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve 43-vjeçarja nuk ka mundur dot të jetojë ndërsa bashkëshorti I saj është në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet të cilat e kanë çuar çiftin t`i japë fund jetës por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dyshohet se shkak i vetëhelmimit të dyfishtë të jetë depresioni i thellë që kishte përfshirë çiftin pas humbjes së djalit të tyre 21-vjeçar në një aksident rrugor të ndodhur pak kohë më parë.