E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bullgari, Rossen Plevneliev zgjidhet President

SOFJE- Kandidati i kryeministrit konservator bullgar, Boïko Borissov, Rossen Plevneliev u zgjodh sot president i Republikës së Bullgarisë, në përfundim të turit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ndërkohë që konservatorët ishin përqendruar në dy postet më të rëndësishme shtetërore, sipas vlerësimeve të para të insitutit të sondazheve.

Rossen Plevneliev, 47 vjeç, ish-ministër i Zhvillimit Rajonal mori 55-56 për qind të votave duke distancuar rivalin e tij socialist, Ivaïlo Kalfin, i cili mori vetëm 44-45 për qind të votave.

Këto zgjedhje ishin një test për Boïko Borissov, përballur me vështirësitë ekonomike të vendit të tij, më i varfëri në Bashkimin Evropian dhe nën presionin e Brukselit për më shumë efikasitet përballë korrupsionit dhe kriminalitetit.

Fitorja e partisë së tij GERB, në zgjedhjet presidenciale, si dhe në ato bashkiake, që u zhvilluan në të njëjtën ditë, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme që gëzon kryeministri të paktën dy vjet para zgjedhjeve legjislative.
(e.m/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›