B-B kur pleqeria vjen me kusure
Jo gjithmone pranverat e lena pas shpatullave sjellin pjekuri dhe urtesi. Shpesh here ndodh keshtu sidomos per njerezit e thjeshte por ndonjehere pleqeria merr per ters. Dobesohen fijet e autokontrollit dhe te metat e karakterit dalin ne pah si kongjilli flak i kuq pasi i ke fryre hirit. Nese kesaj dukurie i shtohet edhe fenomeni gerryes i pushtetit i cili eshte nje parazit edhe per zemrat me fisnike atehere perzierja behet plot me telashe.
Silvio Berlusconi 75 vjec dhe Sali Berisha 66 vjec jane shembujt me aktuale te fenomenit. Te dy kane kaluar 20 vitet e fundit hipur mbi kalin e pushtetit dhe te dy kane pesuar degradime te dukshme.
Kryeministri italian se pari ka qene perhere nje Don Zhuan. Por tashme femrat nga pika e tij e dobet jane bere edhe burimi kryesor i telasheve. Skandali Ruby qe po perdhos besueshmerine e Silvios lind pikerisht nga mungesa e vetepermbajtjes se nje plaku qe i pushtetshem dhe i pasur kerkon te vetebindet se eshte gjithashtu i plotfuqishem. Per hir te se vertetes ish gruaja e tij deklaroi para nje viti se Silvio eshte nje burre i semure qe shoqerohet me te mitura dhe qe duhet ndihmuar. Pakekush asokohe e besonte. Por netet e trazuara te Berluskonit tashme i rrefejne vete vajzat qe merrnin pjese. Ne bisedat midis tyre te pergjuara nga prokuroret e Milanos qe hetojne kryeministrin per favorizim prostitucioni dhe shperdorim detyre dalin detaje deri diku te trishta. Pasi perfundoi darka presidenti tha tani do bejme bunga-bungan dhe na shpjegoj cfare ishte domethene dicka seksuale. Dy binjaket De Vivo u zhveshen me mbathje dhe sutjena. Presidenti i prekte dhe ato e preknin ne pjeset intime te trupit. Pastaj nje vajze braziliane kercente samban ne menyre shume te nxehte. Pastaj edhe vajzat e tjera filluan te kercenin duke shkundur gjokset dhe treguar te ndenjurat. Te gjitha i afroheshin presidentit i cili i prekte ne pjeset intime.
Nje tjeter tregon midis vajzave kishte nje rivalitet te ndezur. Te gjitha kerkonin te linin mbresa mbi presidentin. Kur mbaroi bunga-bunga u ngjitem ne katin e pare dhe aty te gjitha po prisnin kush do rrinte per te flejtur. Ky ishte nje moment delikat per vajzat te cilat prisnin me padurim se kush do zgjidhej nga kryeministri. Berluskoni dukej nje karikature i vetvetes dicka shume e shemtuar dhe e trishte.
Sipas hetimeve te prokuroreve nata me Silvion paguhej nga dy mije euro dhe lart. Nuk habit fakti qe midis prostituave te radhes kishte nje rivalitet te ndezur per ta fituar si klient.
Kusuret e liderit tone nuk jane te natyres seksuale. Besnik i shkolles komuniste nga ai vjen Saliu nuhat komplote kudo. Jane pak ata kundershtare te skenes politike qe nuk kane ngrene te shara ne keto 20 vite demokracie. E fillojme me ish armiqte Nano ka nje ndermarrje private qe merret me shitjen e helikoptereve ndermarrje kjo e cila bleresit kryesore i ka killeret me namezi te Shqiperise. Ata transportojne heroinen dhe kokainen permes Shqiperise ne Kukes dhe prej atje ne vendet fqinje. Ose Ina Rama nga nje prokurore e shkelqyer Silvia Konti e Shqiperise u transformua ne lavire...ndrikull...puciste...genjeshtare.
Kurse armiqte politike jane sterre te zinj. Edi Rama eshte njeriu qe akuzon babane e tij si babane e djalit te tij dhe nuk pranon qe te beje analizat per kete gje. Mamaja dhe motra e deputetit Taulant Balla jane prostituta hoteli apo moteli. Kurse ne pergjithesi parlamentaret e opozites jane kriminela hajduta rrugecer pucista.
Kusuret e pleqerise anshkalohen per hir te keqardhjes humane sepse se fundmi te gjithe do shkojme ne ate moshe. Por kur hallet e nje plaku lidhen me nyje te dyfishta me fatet e nje kombi atehere lypset nje mendje me e kthjellet.