E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhje te parakohshme

Kriza perpetumKur ena social-ekonomike tejvlon e shigjeta eshte ne zonen e kuqe shkarkimi i presionit permes valvolave demokratike - doreheqje individuale rikompozim qeveritar e deri zgjedhje te parakoheshme jane pritshmeri normale per nje qeveri NATO-je e opozita eshte ne misionin e saj kur insiston ne te.
Nese politika ka per moto stabilitetin e vendit prej shume muajsh ai eshte marre peng prej saj teksa ende debatohet per tabu te demokracise - vota e lire e pergjegjshmeria qeveritare me pasoja ne jeten e vendit. Kemi pezulli te reformave strukturore BE na ktheu thembrat nga majat na hapi kufijte te fundit por me koken te kapur ne dere matrica e investimeve denoncohet prej opozites e medias per korrupsion mostransparence e klientelizem buxheti eshte vrime e zeze qe shperdorohet hapur harta e varferise zgjerohet jeta e dinjiteti jane zhvleresuar nepotizem elitar mikrokorrupsion qe stimulohet me tej prej modeleve lart mosbesim te theksuar mes paleve rreth lirise e transparences se votes protesta te shumta deri me sakrifica sublime apo media qe perpelitet ne daren e politikes.


Stabilitet qeverisjeje apo stabilitet shoqerorNese prioritet eshte stabiliteti i shoqerise e jo te qeverisjes qytetarit e jo politikanit statukuoja e vlerave demokratike e jo abuzimi autokrat kur nga lufta mes titaneve nuk ka asnje te fituar pervec politikes e asnje te humbur pervec shoqerise ne kushtet kur vlimi popullor del jashte kontrollit valvula e shkarkimit mbetet vec zgjedhjet e parakoheshme. Statukuoja politike e tanishme nuk garanton stabilitet shoqeror e prishja apo reboot e saj permes zgjedhjeve te parakoheshme mbeten shpresa per stabilitetin e deshiruar.


Mocioni i Mosbesimit popullorNe kete kontekst dramatik social-ekonomik kampi opozitar po shnderrohet ne front multi-ideologjik per shkak te konvergimit te interesave te shtresave qe ndonse ideologjikisht ndahen perjetojne njelloj efektet e bllokimit te sistemit demokracise tribale duke pare zgjedhjet e parakoheshme si shansin e vetem per te evituar precedentin e tokes se djegur. Nese mekanizmat kushtetues favorizojne stabilitetin e qeverisjes kur kjo nuk promovon stabilitet shoqeror mbetet mekanizmi moral - mocioni i mosbesimit popullor shprehje e se ciles jane protestat e pandalshme e masive qe pertej pikes pakthim nuk amortizohen as me rrokade kryeministrore apo rikompozim qeveritar per shkak te paragjykimit te mazhorances qe shkoi teper larg me karshillekun ndaj votes abuzimin me qeverisjen e ushtrimin absurd te dhunes.

Kriza pakthim e besimit Zgjedhjet lokale jane tejkaluar tashme si testi per te vleresuar mbajtjen apo jo te atyre te pergjithshme sepse dinamika e deritanishme e ngjarjeve - arroganca e KQZ pandjeshmeria e mazhorances ndaj institucioneve te huaja intimidimi ndaj administrates e pushteteve te tjera djegja e fleteve te votimit roli i Ministrise se Brendeshme e akuzuar prej opozites per fanatizem partiak dhe jo profesionalizem denigrimi i protestave paqesore e tashme sakrifica sublime e tre protestuesve qe provokoi piken e moskthimit nuk ofron me garanci per objektivitet te procesit e transparences.


Precedent i mosmarrjes peng te RepublikesZgjedhjet e 2009 nuk ishin te standartit te NATO ndaj sesa arsye me pak jane arsye me shume per rikonfirmim te vullnetit te elektoratit ne kushtet kur mazhoranca abuzoi me mirebesimin e certifikuesve nderkombetar e performon larg pritshmerise te nje qeverie NATO-je. Zgjedhjet e parakoheshme nuk jane shperblim per opoziten qe kryen detyren kushtetuese ne denoncimin e abuzimit qeveritar me efekt te padeshirueshem precedentin e marrjes peng te Republikes ne te ardhmen por obligim ndaj publikut e precedent i deshirueshem i mosmarrjes peng te saj prej qeverive abuzuese ne te ardhmen. Sfida nuk eshte dekurajimi e shtypja e protestave por mosprovokimi i tyre permes qeverisjeve te pergjegjshme ne respekt te Republikes qe tanime e dine se cfare pason nese derdhet kupa e abuzimit e intimidimit te te drejtave kushtetuese. Nese nuk kemi zgjedhje te reja dhe nuk krijojme precedentin e ndeshkimit politik pushteti imunizohet prej llogaridhenies e abuzimi vec riciklohet me opoziten ne pushtet. Nese stabiliteti qeverisjes dhe jo i shoqerise shnderrohet ne qellim me vete nuk mbetet vec te hiqet prej Kushtetutes e drejta e opozites per mocion te mosbesimit duke legalizuar keshtu karshillekun ndaj elektoratit.

Respektimi standarteve fillon nga mazhorancaNe nje vend te NATO e para qe duhet te standartizohet demokratisht eshte mazhoranca. Opozita duhet te mos abuzoje me te drejtat e saj kushtetuese e nder to dhe tubimi por mazhoranca shume me heret se 21 Janarit duhej te reagonte si nje qeveri ne NATO duke vene ne dispozicion e jo imunizuar te dyshuarit e Gerdecit respektuar e deshmuar vullnet per transparencen zgjedhore respektuar rezoluten e PE spastruar individet e perfolur per korrupsion dhe rikompozuar apo ofruar doreheqjen pas tragjedise se 21 Janarit. Tubimi i 21 Janarit degjeneroi ne dhune por faji nuk eshte simetrik. Pertej intimidimit te opozites deri ne 20 janar tashme po projektohet inkriminimi i saj dhe kjo eshte paloburreshtetesi Perpara se perendimi ti kerkoje normalitet demokratik opozites te intimiduar e shperfillur ne ekstrem ai duhet te verifikoje marredheniet me nje mazhorance qe duke mos respektuar opoziten nuk ka respektuar shoqerine vlerat perendimore qe aspirojme dhe vete perendimin qe i ka per shume zemer ato.

Gandizem qe impresionon e impononTubimi homazh i 28 Janarit nderoi jeten e deshmoreve me te fundit te demokracise lartesoi nje komb perpara opinionit boteror e konfirmoi Gandizmin opozitar qe impresionon e imponon perballe burreshtetesise surrogate te mazhorances qe e akredituar ne menyre absurde prej perendimit ngre pikepyetje rreth konsistences se realizmit te perceptimit te tij politik. I paragjykuar padrejtesisht tubimi theu friken e intimidimit ndaj nje opozite qe nese do e anullonte ate nuk do te guxonte me te tjere duke krijuar nje standart demokracie buono per Albania.
Ndersa ka fituar opinionin e brendshem sfida e opozites eshte lobimi i perendimit per te davaritur cdo hezitim apo medyshje e garantuar partnership solid nen frymen e vlerave te perbashketa te qyteterimit demokratik perendimor konfirmimi i te cilave perben burreshtetesi politike reale.

Zgjedhje te parakoheshme jo te parakoheshme Pas 21 Janarit arsyet nuk jane pakesuar por jane kompletuar per te lancuar zgjedhje te parakoheshme. Per mazhorancen eshte shansi per te rikonfirmuar 2009 e marzhinalizuar pucistet qe luftojne me mullinjte e eres. Ajo ka shansin e inicimit e kreditimit qe pason nese e para lancon ato duke pritur si kompensim per burreshtetesine statukuone qeveritare deri ne zgjedhje me avantazhet legale si kontrolli institucioneve administrates fondet media. Kjo sepse zgjedhjet jane ne funksion te zgjidhjeve e jo te riciklimit te ngerceve ndaj per opoziten parakohshmeria e zgjedhjeve te parakohshme apo zhvillimi nen administrimin e qeverise qe nuk ofron garanci e nuk respekton transparencen do te provokonte potencialisht nje cikel te ri abuzimesh zgjedhore karshillek ndaj opozites e tension pambarim per shoqerine.

Qeveri e MirebesimitSfida e opozites eshte organizimi i zgjedhjeve te parakoheshme ne kohen e duhur prej nje qeverie te Besimit apo Mirebesimit per te balancuar e neutralizuar politizimin fanatik ne administraten pergjegjese direkt apo indirekt per zgjedhjet. Njekohesisht apo ne distance disa mujore prej atyre lokale por me kushtin e vetem qe secila te administrohet prej Qeverise se Mirebesimit. Ato duhet te paraprihen edhe nga permbushja e teknikaliteteve si karta identiteti online filtrim listave zgjedhore garanci per rishikim rezultati apo monitorim te fondeve elektorale. Zgjedhjet e parakoheshme vec me mire shpien. Kushti i vetem eshte respektimi votes dhe besimi reciprok garantuar prej Qeverise se Mirebesimit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›